Cili është motivimi kryesor i punonjësve për gati gjysëm shekulli - Business Magazine Albania

Cili është motivimi kryesor i punonjësve për gati gjysëm shekulli


 

Njohja e punonjësve është çelësi për zhbllokimin e besnikërisë dhe të performancës së Gjeneratës Z. Këtu janë tre gjërat që menaxherët duhet të komunikojnë kur njohin punonjësit.

Pas shqyrtimit të katër studimeve të ngjashme të motivimit të punonjësve të kryer në vitet 1946, 1980, 1986 dhe 1992, Carolyn Wiley, Kryesuesi i Departamentit për Menaxhim, Udhëheqje dhe Burime Njerëzore në Universitetin Roosevelt, zbuloi përgjigjet më të mira. Ato janë: “puna interesante” , “paga të mira”, dhe “përfshirja”.

Megjithatë, gjatë 46 viteve të studimeve, vetëm një përgjigje u citua çdo herë në mesin e dy motivimeve kryesore …

“Vlerësim i plotë i punës së bërë”.

Njohja në punë është thelbësore. Megjithëse Millennials dhe Gjenerata Z mund të kenë ritëm të ndryshëm për njohjen (vlerësimin për pozicionin e punës), krahasuar me gjenerata të tjera. Njohja e punës theksohet gjithnjë në mënyrë universale nëpër breza. Megjithatë, nuk praktikohet në mënyrë universale.

Lexo: 7 rituale motivimi në mëngjes

Sipas Ëiley, “Më shumë se 80 % e mbikëqyrësve pohojnë se shpesh shprehin vlerësim ndaj vartësve të tyre, ndërsa më pak se 20 % e të punësuarve raportojnë se mbikëqyrësit e tyre shprehin vlerësim herë pas here”.

Është e qartë se ka një hendek njohës. Ky boshllëk ka gjasa të zgjerohet pasi Gjenerata Z hyn në fuqinë punëtore me orekset e reja dhe pritshmëri për mënyrën se si, kur dhe përse menaxherët do t’ua njohin punën apo promovojnë.

Në të kaluarën, njohjet ishin vjetore, tremujore, apo më së miri, mujore – prandaj ishte popullariteti i programeve të “punonjësit të muajit”.

Falë konvergjencës së teknologjisë celulare dhe kërkesës së informacionit, Gjenerata Z pret që njohja të jetë më personale, më e dobishme dhe më e shpeshtë – më afër javës sesa në vit.

Në fakt, sipas një studimi të ri nga Instituti i Punësimit në Kronos dhe Ëorkplace Future, 32% e kësaj gjenerate e mat suksesin në bazë të njohjes që merr nga menaxherët. Njohja nga menaxherët në këtë rast, renditet e dyta në kushtet per sukses, duke u vendosur pas “respektit nga bashkëpunëtorët”.

Krahas kësaj, sipas të njëjtit studim, pothuajse një e treta e Gjeneratës Z është e motivuar të punojë më shumë dhe të qëndrojë më gjatë në një kompani nëse gjejnë një menaxher përkrahës dhe 37% kurrë nuk do të tolerojë një menaxher të padëshirueshëm.

Menaxherët mbështetës duhet të përpiqen të komunikojnë këto tri gjëra kur njohin punonjësit e Gjeneratës Z:

  1. Unë e njoh punën tënde të mirë
  2. Unë të vlerësoj
  3. Ne po shkojmë së bashku

Mbusheni ambientin e organizatës suaj me mirënjohje dhe vlerësim dhe do të shpërbleheni me besnikërinë dhe performancën e lartë të Gjeneratës Z.

Përktheu Alfres Zylyftari

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0