Cilat janë pyetjet që nuk duhet t'i drejtoni shefit tuaj? - Business Magazine Albania

Cilat janë pyetjet që nuk duhet t’i drejtoni shefit tuaj?


Mbani mend diçka: Shefi juaj është gjithmonë i zënë!

Ai ose ajo nuk ka kohë për pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i gjeni lehtësisht në Google ose duke pyetur kolegun ngjitur.

Pyetjet e përgjithshme të cilat nuk kërkojnë shumë imagjinatë apo nuk janë të thella, ju bëjnë të ngjani keq.

Por mos u shqetësoni. Që mos të ngjani si punonjësi më i hutuar i grupit, BusinessMag ka renditur disa nga pyetjet të cilat nuk duhet t’i drejtoni shefit.

1. Çfarë ka ndonjë të re nga kompania?

Shefi juaj nuk e ka në plan të të tregojë të rejat më të fundit të kompanisë, prandaj shuajeni kureshtjen diku tjetër.

2. Seç më zuri veshi për filanin… është e vërtet?

Kjo është pyetja më e papërshtatshme që mund t’i bëni shefit. Biseda me të duhet të jetë sa më objektive dhe larg thashethemeve.

3. Pse po i merr “Sara” të gjithë projektet e mira?

Kur gjërat tingëllojnë shumë familjare, atëherë lind dhe konflikti midis kolegëve.

Duhet të shmangni ankesat te shefi për probleme që kanë të bëjnë me kolegët tuaj. Pyetje e ngjashme do të ishte: “Pse po e menaxhon Sara atë zonë? Mendova se më përkiste mua.”

Nëse e konsideroni vërtet një problem, atëherë konsultohuni me përfaqësuesin e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

4. Sa është leja vjetore?

Nëse prisni një përgjigje të tipit: “Pse dreqin po më pyet mua?”, atëherë duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Siç e përmendëm dhe më sipër, shefi juaj nuk ka kohë, prandaj për informacione të tilla duhet të drejtoheni nga burimet njerëzore ose një departament përgjegjës për këtë pjesë.

5. A do të ulemi ndonjëherë t’a pimë kafen në dhomën e pushimit?

Kjo pyetje mund të jetë e pranueshme nëse e parashtroni në mënyrë “anonime”. Por përsëri mbetet një pyetje qesharake.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0