Cilat janë aplikacionet që shkatërrojnë baterinë e telefonit tuaj? - Business Magazine Albania

Cilat janë aplikacionet që shkatërrojnë baterinë e telefonit tuaj?


Tani që jemi në fund të këtij viti, mund ta keni vënë re që bateria e telefonit tuaj nuk zgjat aq shumë sa në fillim të këtij viti.

Të hënën Avast Software lëshoi një raport, i cili zbuloi aplikacionet që shkatërrojnë më së shumti baterinë e telefonave android.

Aplikacioni që më së shumti harxhon baterinë tuaj është Facebook.

Së dyti ishte Musical.ly , një aplikacion i ri, i cili ju lejon që të regjistroni veten dhe miqtë tuaj duke bërë “lip sync” një këngë të caktuar .

Ky aplikacion u vërtetua se mund të harxhonte një bateri të plotë në vetëm dy orë.

Google Maps zuri vendin e tretë .

Së katërti ishte WhatsCall .

Së pesti ishte aplikacioni i Skype.

Pas këtyre vinte një aplikacion që quhet Daily Mail.

Aplikacionet më të habitshme që e harxhojnë më së shumti baterinë ishte aplikacioni Tinder dhe Dëshmitarët e Jehovait.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0