Cilat ishin eventet më pikante në Prill 2024? - Business Magazine Albania

Cilat ishin eventet më pikante në Prill 2024?

Muaji Prill ka qenë një kohë e suksesshme për inovacionin dhe sipërmarrjen në Shqipëri, me një sërë ngjarjesh që kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në peizazhin ekonomik dhe kulturor të vendit. Nga skena ndërkombëtare e investimeve të patundshme deri tek frymëzimi i të rinjve në botën e teknologjisë dhe inovacionit, aktivitetet e këtij muaji kanë sjellë një energji të re dhe perspektiva të ndryshme për të ardhmen të Shqipërisë.

1-Balkan Real Estate Summit Invest dhe e ardhmja e real estate në Shqipëri

Eventi u organizua për herë të dytë, duke mbledhur përfaqësues të real estate nga i gjithë rajoni. Eventi ngjalli interes nga investitorë të vendeve arabe, të cilët ishin aty prezent. Shumë kompani patën mundësi të ofrojnë ofertat e tyre të  investimit në resortet apo hotelet e tyre. Eventi pati mbi 15 folës. Organizatorët ishin Amarildo Sterkaj dhe Kristian Çuku, të cilët përmes eventit sollën rritjen e bashkëpunimit ndërmjet investitorëve dhe atyre që kanë një pronë për të ofruar, pronë me projekt të gatshëm, e cila do të zhvillohet.

Sterkaj theksoi se, “Roli im ka qenë që të bashkoj njerëzit me nevojat e ngjashme, edhe të krijoj një lloj sinergjie, që nëpërmjet këtij eventi të ketë bashkëpunime, në vlera relativisht të mëdha. Çdo projekt që është prezantuar aty ishte në vlerën disa milion euroshe. Një premtim që është dhënë prej kompanisë sonë është se brenda një viti kompania Extra Group me platformën e re Extracapital, cila është një fond investimesh, ku investitorët e gjejnë veten duke investuar bashkë me investitorë të tjerë, do të sjellë në Shqipëri një fond investimi me vlerë më të madhe se 100 milionë dollarë. Extra Capital la lindur nga nevoja për të bashkuar forcat e shumë investitorëve të mesëm dhe të mëdhenj, për të investuar në mundësi të ndryshme si në blerje tokash, në ngritje resortesh, hotelesh, në blerje, në restaurime dhe objekte të tjera ku ka interes të lartë edhe për investitorët që do të marrin pjesë, sepse fitimet janë të konsiderueshme”.

Platforma është online dhe e aksessueshme për të gjithë. Ajo bashkon investitorët me oferta në më shumë se dhjetë vende të ndryshme. Në Ballkan, duke filluar nga Greqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe më tej. Kurse në Emiratet e Bashkuara aksesohet  në 7 Emiratet dhe në Arabinë Saudite. Këto janë vendet që marrin pjesë aktualisht në platformë, por do të jenë në shtim dhe përditësim të vazhdueshëm, në mënyrë që investitorët që do të zgjedhin të investojnë në këtë fond investimesh, të kenë mundësi të diversifikojnë investimet në forma të ndryshme, sa më fitimprurëse.

2- UPLIFT ALBANIA FESTON SUKSESIN E STARTUPEVE NË FINALEN DEMO-DAY TË PROGRAMIT TË 5-TË TË AKSELERIMIT

Çdo rrugëtim e ka një destinacion dhe evenimenti Demo-Day mbajtur më 23 Prill 2024 në Tiranë ishte hapi i fundit i 12 startupeve të edicionit të 5-të të Uplift Albania. Demo-Day është fundi i një kapitulli por fillimi i një tjetri në rrugëtimin e tyre.
Në një botë inovacioni, startupet e akseleratorit Europian Uplift Albania morën skenën e Demo-Day për të dëshmuar momentin e tyre të së vërtetës, atë të përpjekjeve të palodhura, ideve brilante dhe talenteve vezulluese nën dritat e një salle të gjerë të Liceut Artisik “Jordan Misja” e mbushur me një audiencë të uritur të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.Fuqizuar nga EU for Innovation, Uplift Albania implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj. Një program akselerimi dedikuar start-upeve të fazave të hershme që vjen për ti mbështetur ato të arrijnë potencialin e tyre të plotë Uplift Albania është shndërruar në një pioner të mbështetjes së sipërmarrjeve inovative në Shqipëri duke kulmuar me evenimente të tilla të njohura si demo-day ose ngjarje finale.Në fund të Demo-Day u ndanë çmime në vlerën 12 mijë euro për tre startupet Nullius in Verba, Unycorp-Blite dhe Patoko.Një udhëtim studimor mbështetur nga UNICEF në kuadër të projektit “Qëndro” financuar nga qeveria Italiane do të organizohet në datat 8-11 Maj 2024 në Lituani.9 startupe si Patoko, FloraTech by Greenguard, Kungul App, Cyber Morfosis, UnyoCorp-Blite, Marigo, BeachMaster, Rumio dhe Niv janë ftuar të bëhen pjesë e këtij udhëtimi studimor i cili përmban workshope “Investment Readiness”.

Lexo edhe:Paguaj në çast me Google PAY, portofoli dixhital i Union Bank

3- “I love my business” nga Ermal Mamaqi

Edhe këtë vit mbi 2000 pjesëmarrës u bënë pjesë e eventit më të madh të vetëzhvillimit, “I love my Business”. “I love my Business” nga Ermal Mamaqi, një event për zhvillimin personal, ku në një mënyrë argëtuese, por edhe emocionale u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me rritjen tonë, mënyrën se si na instalohen që në fëmijëri besime të caktuara, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme ndikojnë vazhdimisht dhe kthehen në shumë raste në pengesë.Përveç arritjes së identifikimit të besimeve, ideve dhe mendimieve sabotuese që ruan brenda vetes dhe që bllokojnë potencialin tënd, në këtë trajnim u fol për vendosjen e objektivave dhe qëllimeve. Në fund të tij, audienca ishte më e çliruar, më e qartë dhe plot energji për të nisur një rrugëtim personal dhe profesional shpërblyes.

3- Ja cilat janë 20 startupet e financuara nga Challenge Fund

Më datë 30 prill u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për Challenge Fund | EU4Innovation, e cila shënoi përzgjedhjen e 20 startupeve më të spikatura nga një grup prej 247 aplikantësh. Çdo fitues mori një financim që varionte nga 10,000 deri në 30,000 euro, duke theksuar kështu idetë inovative dhe frymën sipërmarrëse që ndriçojnë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur në Shqipëri. Ceremonia u nderua me praninë e disa mysafirëve specialë dhe folësve kyç, përfshirë Z. Silvio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, z. Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe znj. Petra Burcher, Kryesuese e Bashkëpunimit Zhvillimor në Ambasadën Suedeze në Tiranë. Të gjithë ata u përgjigjën me fjalime frymëzuese dhe iu dorëzuan çertifikatat fituesve.Ky aktivitet jo vetëm që theksoi rëndësinë e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri, por gjithashtu synon të krijojë një platformë mbështetëse për zhvillimin e ideve të reja dhe të qëndrueshme në treg.

Gjithashtu një ndër eventet më të rëndësishme që lidhen me startupet dhe fuqizimin e tyre pritet të ndodhi në qershor në Tiranë:

Women Startup Competition 2024. 50 startupe, nga brenda dhe jashtë vendit, drejtuar nga individë dhe skuadra të kryesuara nga vajza, do të mund të konsolidojnë produktin dhe të bëjnë një hap para drejt tregut ndërkombëtar.10 startupet e përzgjedhura do të prezantohen në eventin final Women Startup Competiton Albania 2024 në muajin qershor, në Tiranë. Pjesë e rrjetit europian të Women Startup Competition, startupet vendase do të jenë automatikisht pjesë e këtij rrjeti që në regjistrimin e tyre për prezantim, para sipërmarrëseve dhe donatorëve të mundshëm. Për të dytin vit, Women Startup Competition në Tiranë mbështetet nga BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF). Vitin e kaluar, 30 startupe nga të rinj shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, Gjermani dhe Itali, u bënë pjesë e programit. Startupi në fushën e sigurisë kibernetike Cyber Morfosis u shpall fitues, duke marrë pjesë në konkursin europian të WSC, zhvilluar në Vjenë. Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e programit të vetëm ndërkombëtar, dedikuar grave dhe vajzave, që zhvillohet në Shqipëri.  Apliko këtu!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0