Trajnimi "I love my business" vjen me 27 Prill - Business Magazine Albania

Trajnimi “I love my business” vjen me 27 Prill

27-04-2024

2000 pjesëmarrës vitin e kaluar në eventin më të madh të vetëzhvillimit, “I love my Business”Këtë vit pres të të shoh edhe ty në sallë.

Nuk ka rëndësi se çfarë pune bën, nëse ke një biznes, nëse je thjesht student, nuk ka aspak rëndësi statusi yt, pozicioni që ke në karrierë ose shoqëri. Ajo që ka rëndësi është që ti të jesh i lumtur, të bësh punën që dëshiron, jetën që të pëlqen.

Dhe si mund ta fitosh këtë paqe të brendshme, si të arrish të jesh në harmoni me veten dhe të tjerët?

Duke kuptuar më mirë se çfarë ndodh brenda teje.

Ti ke nevojë të eksplorosh dëshirat e tua, nevojat e tua dhe më pas t’i kanalizosh ato në një mënyrë strategjike, që të arrish në fund t’i bësh realitet.

“I love my Business” nga Ermal Mamaqi është një event për zhvillimin personal, ku në një mënyrë argëtuese, por edhe emocionale trajtohen çështje që kanë të bëjnë me rritjen tonë, mënyrën se si na instalohen që në fëmijëri besime të caktuara, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme ndikojnë vazhdimisht dhe kthehen në shumë raste në pengesë.

Përveçse do arrish të reflektosh dhe identifikosh besimet, idetë, mendimet sabotuese që ruan brenda vetes dhe që bllokojnë potencialin tënd, në këtë trajnim do të flasim për vendosjen e objektivave dhe qëllimeve. Në fund të tij, ti do të jesh më i çliruar, më i qartë dhe plot energji për të nisur një rrugëtim personal dhe profesional shpërblyes.

“I LOVE MY BUSINESS”, Tiranë, 27 prill.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0