Cila nga shenjat e horoskopit është e destinuar për të qenë një lider? - Business Magazine Albania

Cila nga shenjat e horoskopit është e destinuar për të qenë një lider?


Ndoshta po mendoni të bëni hapin e madh, pra të kaloni nga një punëtor i thjeshtë, në shef. Nëse mendoni se jeni gati, mund ta bëni. Por duhen plotësuar disa “kushte” në fakt.

Menaxherët e mirë, mund të identifikojnë dhe t’i zgjidhin problemet. Ata duhet të punësojnë njerëzit e duhur dhe të japin detyrat e duhura. Duhet të komunikojnë mirë, të jenë mentor, motivues dhe të jenë të aftë të ndërtojnë skuadra. Ata shkëlqejnë në ndryshimin e rrethanave.

Dhe menaxherët më të suksesshëm ndajnë të njëjtën cilësi, ata mund të përshtaten me një shumëllojshmëri të gjërë njerëzish. Mos harroni, menaxherët duhet të jenë të fokusuar dhe të dinë të menaxhojnë buxhetin. Pikërisht, shenja e horoskopit që i përmbush këto cilësi, është “Binjakët”.

 

burimi: intv.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0