Cila do të jetë juria e "Albanian ICT Awards 2017"? - Business Magazine Albania

Cila do të jetë juria e “Albanian ICT Awards 2017”?


Albanian ICT Awards është një eveniment që ka si qëllim promovimin e projekteve inovatore, si dhe profesionistëve të suksesshëm në teknologji.

Pjesë e kësaj nisme, përgjatë 5 viteve kanë qenë mbi 500 projekte të ndryshme individuale apo institucionale, nga Shqipëria dhe Kosova. Eventi ka tërhequr vëmendjen e aktorëve të rëndësishëm shqiptarë dhe më gjerë, si dhe është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë” në kategorinë “ICT” për kontributin e çmuar në drejtimin e promovimit të sipërmarrjes dhe zhvillimit në këtë sektor.

Juria e “Albanian ICT Awards” është e përbërë nga personalitetet më të njohura të sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri dhe Kosovë. Business Magazine Albania në këtë artikull iu njeh me anëtarët që janë pjesë e saj.

 

1. Julia Goga-Cooke

Dr. Julia Goga-Cooke është akademike, gazetare, ideatore dhe sipërmarrëse. Julia drejton akademinë londineze “Gconsultancy Innovation”, një akademi IOEE, e cila u vjen në ndihmë organizatave të inovojnë dhe të rriten. Pas një karriere në akademi dhe PhD në Gjuhësinë e Aplikuar, Julia ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe më pas për Sherbimin Boteror te BBC ku shërbeu për 16 vite si producente, editore dhe drejtuese e lartë.

2. Mirlinda Karçanaj

Dr. Mirlinda Karçanaj është diplomuar në  Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, pranë të cilit ka kryer Masterin Shkencor dhe Doktoraturën në Informatikë. Prej tetorit 2013 ajo është Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

3. Anila (Hoxha) Tollkuçi

Anila është një eksperte sigurie me një eksperiencë 12 vjeçare profesionale në sigurinë e informacionit dhe vijueshmërinë e biznesit. Ajo zotëron njohje të thella dhe eksperiencë në procese të ndryshme të sigurisë së informacionit falë funksionit të ushtruar në një prej bankave më të mëdha në Shqipëri. Përgjatë viteve Anila ka ndërtuar dhe drejtuar implementimin e disa proceseve dhe zgjidhjeve të sigurisë në këtë bankë.

Më vonë ajo themeloi “Qendrën e Kompetencës së Sigurisë Dixhitale” pranë Raiffeisen International, një funksion i cili synon të bëjë lidhjen mes sigurisë dhe inovacionit, të cilat qëndrojnë në themel të botës dixhitale.

4. Altin Petre

Aktualisht drejtor i IT për Digitalb, me një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e IT nga të cilat më shumë se 16 vjet në fushën e mediave audio vizive. I pëfshirë që në fillim me ngritjen dhe konsolidimin e IT pranë “Top Media group” ka pasur padyshim ndikimin e vet në përdorimin e IT si një forcë shtytëse në inovacionin që e karakterizon këtë grup mediatik.

5. Visar Jasiqi

Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikuese në Kosovë. Ka menaxhuar programet edukative te IT-së në “Ipko Institute” deri ne dhjetor 2005 dhe tani për 8 vite shërben si udhëheqës i “Institutit për Trajnim dhe Zhvillim” pranë A.U.K.-së.

6. Marenglen Biba

Prof. Ass. Marenglen Biba është që nga 2009 Drejtor i Departamentit të Shkencave Kompjuterike pranë “University of New York” në Tiranë. Studimet bazë dhe ato të doktoraturës i ka kryer në fushën e shkencave kompjuterike në Universitetin e Barit, Itali. Që nga 2013, mban titullin profesor i asociuar në shkencat kompjuterike akorduar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Prof. Biba është autor i mbi 50 publikimeve ndërkombëtare në konferenca dhe revista shkencore kryesisht në fushën e machine learning, data mining dhe sistemeve inteligjente. Prof. Biba ka kryer në vitet 2010-2016 detyrën e kryeredaktorit të revistes “IJSNM – International Journal of Social Network Mining, Inderscience”, Zvicer.

7. Jeton Siqeca

Jeton Siqeca i diplomuar në Bachelor në Kolegjin Amerikan të Shkencave Kompjuterike në Selanik mban një diplomë Master në Inxhinieri Software-ike dhe Telekomunikacioni nga Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield. Gjatë studimeve ai filloi punën si Zhvillues Softueri në Bankën e Biznesit në Prishtinë për t’u bërë më pas Menaxher i Departamentit të IT-së. Aktualisht është pjesë e Departamentit Teknologjik dhe bashkëmenaxhues në “UNICEF Innovations Lab Kosovo” duke ofruar mbështetjen e tij në grumbullimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në kohë reale duke përmirësuar ndërhyrjet tek fëmijët dhe adoleshentët.

8. Azir Aliu

Aktualisht Drejtor i Parkut Teknologjik (SEEUTechPark) në “Universitetin e Evropës Juglindore”.

Aliu është Ph.D. në fushën e shkencave kompjuterike. Nga viti 2002 është ligjërues në fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Gjithashtu prof. Aliu ka ushtruar edhe detyrën zëvendes dekan i studimeve post diplomike të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Nga viti 2013 është i angazhuar në Qeverinë e                       R. Maqedonisë si këshilltar i Kryeministrit për Arsim, Inovacion, Shkencë dhe IT.

9. Sokol Vladi

Aktualisht në detyrën e Drejtorit Exekutiv të Microsoft në Shqipëri. Me një experiencë prej 13 vitesh në fushën e Teknologjisë dhe informacionit, duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrierën në disa kompani vendase dhe ndërkombëtare ka qenë gjithnjë i udhëhequr nga iniciativa dhe dëshira për të dhënë kontribut në zhvillimin e ICT në Shqipëri.

Eksperienca 3-vjeçare në rolin e përfaqësuesit të Hewlett Packard në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri të zgjeruar të tregut ICT në rajon ku ka luajtur një rol të rëndesishëm në forcimin e pozitave të kompanisë në këto tregje.

10. Endri Xhina

Endri Xhina është Prof. Asoc. në Departamentin e Informatikës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Ai drejton grupin kërkimor të e-shërbimeve po në këtë departament pjesë e të cilit janë tre studentë me titull Dr. dhe 5 studentë të titullit PHD.

Endri jep leksione të programimit në web, sistemeve multimediale dhe e-commerce. Ai është bashkautor i teksteve “Sistemet Multimediale” dhe “Programimi në Ueb”. Ai shërben si zëvendës dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe është përgjegjës për implementimin e Sistemit të Informacionit të këtij fakulteti.

Endri Xhina është themelues i ICT Solutions, një kompani e cila ofron zgjidhje software-ri, këshillime dhe trajnime. Që nga 2006 ICT Solutions ka ofruar zgjidhje dhe trajnime IT për kompanitë e telekomunikacionit (ALBtelecom, Eagle Mobile, Intracom), bankat (Raiffeisen, Credit Agricole, Alpha Bank), kompanitë e sigurimit dhe organizatat ndërkombëtare (GIZ, USAID).

10. Gjergji Mulla

Gjergji Mulla mban aktualisht pozicionin Zv. Dekan në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar që nga viti 2014.

Nga viti 2002 dhe deri në vitin 2013 ka qenë i angazhuar në mësimdhënie si pedagog i jashtëm pranë departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Nga viti 2000 deri në vitin 2014 ka mbajtur poste të ndryshme në departamentin e IT-së në Bankë dhe gjithashtu ka qenë Drejtor i Sigurisë së Informacionit pranë Bankës Credit Agricole (Albania)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0