China Pacific Construction Group, 1.72 mld euro për autostradën Shqipëri-Mali i Zi

China Pacific Construction Group, 1.72 mld euro për autostradën Shqipëri-Mali i Zi


“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Duke iu referuar një njoftimi të vetë kësaj kompanie kineze “Reuters” shkruan se:

“Ndërtimi i kësaj lidhjeje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018”, ka deklaruar presidenti kësaj kompanie, Yan Jiehe, në një konferencë për shtyp në Pekin.

Kjo kompani planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, tha Yan. “Financimi për autostradën Shqipëri-Mali i Zi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai.

Në prill të këtij viti, Yan Jiehe, President i “China Pacific Construction Group” u prit në një takim nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ku u disktua shqyrtimi i mundësive për investime në sektorë të infrastrukturës.

/Shekulli/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0