Çfarë të bëni gjatë muajit Korrik në Tiranë? - Business Magazine Albania

Çfarë të bëni gjatë muajit Korrik në Tiranë?


/Shkruar nga Visit Tirana

Pas një Qershori me shi, më në fund do të shijojmë verën në Tiranë. Korriku është i nxehtë, por mund të gjesh shumë vende për t’u argëtuar. Ajo që e bën Tiranën një vend mjaft të mirë për t’u vizituar në Korrik është se qyteti është më pak i zhurmshëm, sepse shumica e njerëzve zgjedhin të kalojnë ditët e nxehta pranë detit. Pra, do të shihni më pak trafik, më pak njerëz në parqe apo bare dhe do të shijoni disa ditë të qeta në këtë qytet.

Ku të shkoni dhe çfarë të bëni në Korrik në Tiranë?

Epo, së pari Visit Tirana rekomandon pishinat, rreth qytetit. Ka shumë prej tyre në Tiranë. Duke filluar nga rruga drejt Dajtit, ose në rrugë të tjera të tilla si Rruga e Elbasanit, apo rrethe të tjera të Tiranës, pishina Tagani është një prej tyre.

Nëse doni të kaloni pak kohë në plazh, Durrësi është vendi më i afërt për të shkuar nga Tirana, vetëm 30 minuta. Ka shumë plazhe të mrekullueshme në Durrës, Tropikal Resort është një prej tyre.

Për njerëzit e tjerë që duan zona të gjelbra, Visit Tirana sugjeron shumë prej tyre rreth Tiranës. Lexoni këtu disa nga rekomandimet e tyre!

Lexoni: 20 gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni në Shqipëri

Në mbrëmje ju ktheheni në Tiranë dhe shijoni jetën kulturore, koncertet dhe eventet që zhvillohet këtu. Duke qenë se Kupa e Botës 2018 mbaron më 15 Korrik, ju mund të shihni ekipin tuaj të preferuar të futbollit në Tirana Fan Zone, në sheshin Skënderbej.

Këtë Korrik do të zhvillohet gjithashtu Coca-Cola Summer Festival – Edicioni 2, ku do të jetë e ftuar si artiste kryesore Eleni Foureira, këngëtarja e famshme që përfaqësoi Qipron në Eurovizion, e cili u rendit në vendin e dytë. Në këtë aktivitet nuk do të mungojnë as artistë të tjerë shqiptarë.

Daddy Yankee, i njohur në mbarë botën për këngën “Despacito“, do të shfaqet në sheshin Skënderbej më 27 Korrik. Ka shumë koncerte të tjera çdo mbrëmje në sallën e Amfiteatrit në Liqenin e Tiranës.

Muzetë dhe galeritë janë të hapura gjatë gjithë verës. Visit Tirana ju ofron mundësinë që të mund të shihni oraret dhe çmimin e biletave për t’i vizituar ato.

Baret dhe restorantet janë pikat kryesore të qytetit. Ka shumë restorante të mira në Tiranë që Visit Tirana rekomandon në portalin e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0