Çfarë quhet televizion sot? - Business Magazine Albania

Çfarë quhet televizion sot?

Çfarë quhet televizion sot?

Tregu i reklamave televizive po përjeton një transformim të madh, pasi audiencat po largohen nga televizioni linear drejt atij të lidhur (CTV), ndërsa shitjet e reklamave në YouTube po rivalizojnë ato të televizioneve “tradicionale”. Kjo është theksuar në një raport të ri nga WARC Media, i cili eksploron kontekstin më të gjerë dhe pasojat për të ardhmen e televizionit.

Kalimi nga televizioni linear tek ai i lidhur ka hapur një debat: çfarë quhet televizion në vitin 2025? Sipas Alex Brownsell, kreu i përmbajtjes në WARC Media: “Ndërsa konsumatorët lëvizin pa ndërprerje nga një formë videoje tek tjetra, reklamuesit po sfidohen të rimendojnë se si e përkufizojnë TV-në,  qoftë si një format specifik i reklamës video, si një pronar media, apo thjesht si ekrani më i madh në shtëpi – gjë që ka pasoja të rëndësishme për planifikimin, blerjen, menaxhimin e frekuencës dhe matjen e rezultateve.”

Ku po shkon televizioni?

1. Rënia e TV linear

Nga 2014 deri në 2024, shpenzimet globale për reklama në TV linear ranë me 27.5% në terma absolutë, dhe me 50.8% nëse llogaritet inflacioni.
Edhe pse TV linear ende merr mbi tre të katërtat e investimeve totale në TV, markat po riorientojnë gjithnjë e më shumë buxhetet drejt CTV, i cili përbën tashmë gati gjysmën e shikimit televiziv në SHBA (sipas Nielsen).

2. YouTube, lojtari i ri i madh

YouTube po synon seriozisht buxhetet e reklamave në TV. Platforma po fiton gjithnjë e më shumë nga reklamat e shfaqura në ekranet televizive, ndërsa vetë kompanitë mediatike po shpërndajnë përmbajtje aty për të rritur monetizimin.
Në SHBA, YouTube arriti një pjesë shikimi prej 12.8% në TV gjatë vitit të kaluar, duke fituar 36 miliardë dollarë nga reklamat,  më shumë se katër rrjetet kryesore televizive së bashku. Për të ruajtur këtë ritëm, YouTube po kërkon të blejë të drejta sportive dhe të zgjerohet drejt përmbajtjes së tipit serial komedi.

3. Fragmentimi dhe sfida e matjes

Ndërsa blerësit e reklamave në TV linear dhe specialistët e reklamave digjitale punojnë në “silo” të ndara, mungesa e një standardi të unifikuar të matjes është pengesa kryesore. Sot, markat duan të shohin rezultate konkrete, jo thjesht ekspozime. Kërkohet një matje më e standardizuar dhe më e besueshme për të gjitha format e TV-së.

Lexo edhe: Punët më të rrezikuara nga inteligjenca artificiale në Europë

4. Të dhënat e shitjeve me pakicë ndryshojnë lojën

Integrimi i të dhënave të shitjeve me pakicë në fushatat televizive po e riformëson mënyrën se si markat i qasen reklamimit. Deri vitin tjetër, shpenzimet globale në reklama të lidhura me retail-in pritet të tejkalojnë totalin e tregut të TV-së. Televizioni do të duhet të tregojë rezultate reale dhe jo vetëm shtrirje dhe frekuencë.

5. Kreativiteti në TV po ndryshon

Formate më të ndryshme të reklamave jashtë standardit kanë bërë që spoti klasik 30-sekondësh të mos jetë më domosdoshmëri. Markat po eksperimentojnë me kod QR, mbivendosje interaktive për blerje, apo edhe integrime në lojëra. Edhe inteligjenca artificiale pritet të ketë ndikim të madh.

6. Një mundësi për bizneset e vogla

Televizioni po bëhet më i aksesueshëm edhe për markat e vogla. Ndërsa gjigantët globalë shpenzojnë mesatarisht 38% të buxhetit të tyre reklamues në TV, markat e vogla vetëm 9%. Kalimi drejt shitjes programatike në CTV mund t’i afrojë televizonit më shumë reklamues të vegjël. Televizioni nuk është më vetëm “kanali tradicional linear”. Në vitin 2025, ai është një ekosistem që përfshin linearin, streaming-un, CTV, dhe madje platforma si YouTube. Për reklamuesit, kjo do të thotë të mendojnë përtej ekranit – duke e parë TV-në si pjesë të një përvoje të gjerë multimediale, të matshme dhe gjithnjë e më interaktive.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0