Çfarë po ndodh mes Google dhe Huawei

Çfarë po ndodh mes Google dhe Huawei

~4 minuta lexim


Pasi Huawei u shtua majin e kaluar në listën e bizneseve që nuk mund të bëjnë biznes me kompani amerikane pa licensë, firma nuk ishte në gjendje të përdorte shërbimet e Google Mobile (GMS), të tilla si Play Store, Gmail, Maps dhe YouTube, në telefonat dhe tabletët e saj të fundit.

Sipas shërbimit gjerman Deutsche Press Agentu, Nënkryetari i Android dhe Google Play, Sameer Samat konfirmoi, se Google ka aplikuar në qeverinë amerikane për një licensë për të rifilluar punën në Huawei.

Lexo: Telefoni i ri i palosur i Huawei nuk vjen me aplikacionet e Google

Huawei ka lançuar vetëm 2 pajisje pa GMS: Seria Mate 30 dhe Mate XS të palosshme, asnjëra prej të cilave nuk është në dispozicion të SH.B.A-së. Kompania tha, nëse Google-it i jepet një licencë, telefonat e saj më të rinj do të përditësohen me paketën e aplikacioneve dhe shërbimeve të Google.

Ndërsa qeveria amerikane vazhdon të luftojë kundër Huawei, Departamenti i Drejtësisë së SHBA kohët e fundit e akuzoi atë për komplot, se ka vjedhur sekretet e tregtisë. Ajo i dha Microsoft një licensë të ngjashme në fund të vitit të kaluar, duke lejuar Windows 10 të transportonte në laptopët e fundit të Huawei, përfshirë MateBook 13 dhe azhurnuar Matebook X Pro. Si i tillë, Google mund të ndihet optimist për shanset e tij.

Google kohët e fundit paralajmëroi përdoruesit e pajisjeve të reja Huawei, që të mos anashkalojnë aplikacionet e saj, duke sqaruar se duke bërë kështu, sillte një rrezik të lartë të instalimit të një aplikacioni që kishte qenë i dëmtuar në këtë mënyrë mund të rrezikonin sigurinë.

Lexo: Vodafone po largohet nga teknologjia Huawei. Anglia ndërmerr nismën e para

Huawei ka zhvilluar alternativën e vet për Play Store, të quajtur AppGallery, por i mungojnë disa nga aplikacionet më të njohura në botë, duke përfshirë Facebook, Twitter, WhatsApp, Instagram, Uber, Netflix, Amazon, dhe Spotify.

Në fillim të këtij muaji, Huawei e akuzoi SH.B.A-në që të shikojë historinë e vet të spiunimit në rrjetet telefonike, përpara se të akuzojë atë për të njëjtën gjë.

Burimi: TECHSPOT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0