Pas një raporti të ditës së djeshme ku thuhej se BlackBerry së shpejti do të sillte një tjetër telefon Android në treg duke përmbushur axhendën e kompanisë për këtë vit, shenja jo të mira vinë nga të dhënat më të fundit financiare të kompanisë.
Kompania zyrtarisht tha se do ti japë fund çdo zhvillimi hardware-i për tu fokusuar në software ndërsa do të jenë palët e treta ato që do të përmbushin nevojat e BlackBerry në botën e hardware-it.
“Po fokusohemi në zhvillimin e software-it, sigurisë dhe aplikacioneve. Kompania planifikon të mbyllë të gjitha zhvillimet e hardware-it dhe t’ja atribojë këtë funksion palëve të treta,” tha John Chen, shefi ekzekutiv i BlackBerry.
Kjo lëvizje pritej prej kohësh nga BlackBerry, diçka që e kishte lënë të kuptohej edhe vetë Chen nëse biznesi nuk rezultonte fitimprurës për kompaninë.
burimi: pc-world
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto