Çfarë kanë të përbashkët dy gjigantët e teknologjisë?

Çfarë kanë të përbashkët dy gjigantët e teknologjisë?


Gates bashkë-themeloi Microsoft në vitin 1975, duke ndihmuar në nxitjen e revolucionit të PC. Tani ai shumicën e kohës përqëndrohet në filantropi.

Lexoni: Bill Gates dhuron 4.6 miliardë dollarë për bamirësi

Musk themeloi Pay Pal dhe aktualisht ai e ndan javën duke udhëtuar mes Tesla dhe Space X.

Lexoni: Si i siguronte të ardhurat Elon Musk para se të bëhej një miliarder?

Të dy këta burra ndajnë një zakon të përbashkët që i ka ndihmuar të lundrojnë në oraret e tyre të tejmbushura: Ata planifikojnë çdo moment të ditëve të tyre.

Gates dhe Musk e ndajnë kohën e tyre në intervale 5 minutëshe.

Arsyeja?! Sipas Fast Company, të ndash ditën tënde në segmente të vogëla rrit produktivitetin.

Plus, ky menaxhim intensiv ju mban më të organizuar. Për shembull, kur ju planifikoni gjëra në minutën e fundit, ju duhet të gjeni kohë për tu relaksuar dhe rikarikuar.

Të kesh një orar të segmentuar mund të jetë i dobishëm edhe për ne që nuk drejtojmë organizata të mëdha filantropike apo kompani inovative teknologjike. Por, gjithashtu ju nuk jeni të detyruar ta ndani ditën në copëza 5 minutëshe. Mund të gjeni shumë struktura të tjera organizimi që janë efektive.

Thjesht duheni të gjeni atë që ju përshatet më mirë.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0