Çfarë kanë të çuditshme kartmonedhat? - Business Magazine Albania

Çfarë kanë të çuditshme kartmonedhat?

~4 minuta lexim


Kartmonedha e re 50 euro që doli në treg në datën 4 Prill do të jetë shumë e mbrojtur nga falsifikimet. Me kartmonedhat lidhen histori të çuditshme nga madhësia sa një pullë poste deri tek shifra miliardëshe për një bukë.

Deri më tani kartëmonedha më e vogël në botë ka ardhur nga Rumania. Në vitin 1917 Banka Kombëtare e Bukureshtit nxorri në qarkullim një kartëmonedhë 10-bani – si valutë në nevojë. Për shkak se gjatë Luftës së Parë Botërore lëndët e para për prodhimin e monedhave metalike ishin shumë të kufizuara, duhej që të përdoreshin kartmonedha edhe për vlera të ulët të parave. Kartmonedha e atëhershme rumune me ngjyrë kafe-të gjelbër kishte madhësinë e një pulle poste.

Ndërsa e papërshtatshme për kuletat ishte kartmonedha më e madhe në botë, bankënota filipinase 100.000 piso, e madhe sa një letër shtypi – DIN A4. Ajo u prodhua në vitin 1998, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Filipineve.

Valuta më me vlerë me të cilën mund të blije më shumë gjëra ka qenë dollari i Singaporit me një vlerë 6000 prej eurosh. E futur në qarkullim në vitin 1973, ajo u nxorr ngadalë nga qarkullimi në vitin 2004 për të penguar larjen e parave.

Nga Zimbabve vjen kartmonedha me vlerën më të madhe shifrore – kartmonedha 100 bilionë dollarë. Si reagim i inflacionit galopant në vendin afrikan, ajo u vu në qarkullim për të vepruar kundër këtij fenomeni. Për një kohë të caktuar madje në Zimbabve një bukë kushtonte 300 miliardë dollarë zimbabvesë.

Kartëmonedha të forta

Prodhimi i kartëmonedhave i nënshtrohet prej kohësh teknologjisë më të lartë, jo vetëm për t’i mbrojtur ato nga falsifikimet. Kartëmonedhat në euro nuk dëmtohen nga larja në lavatriçe me temperaturën 90 gradë, madje as zhubravitja e açetoni kundër manekyrit nuk përbën ndonjë problem për to. Para se të dalin në qarkullim ato duhet të kalojnë teste mjaft të vështira.

Por për shkak se përdoren më shpesh kartmonedhat 5 euro kanë jetëgjatësi më të shkurtër dhe pas 6 muajsh tërhiqen nga qarkullimi. Ndërsa ato 200 apo 500 euro jetojnë me vite, sepse shumicën e kohës e kalojnë në kasaforta.

burimi: insajderi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0