Çfarë janë menaxhimi, brandi, lidershipi dhe suksesi

Çfarë janë menaxhimi, brandi, lidershipi dhe suksesi


Janë disa nga termat më të kërkuara në motorrin e kërkimit GOOGLE. BusinessMag.al sjell për lexuesin në mënyrë të përmbledhur konceptet bazë pë secilin nga termat: menaxhim, marketing, lidership, brand dhe sukses.
Menaxhimi është një fenomen universal. Është një term shumë popullor dhe i përdorur gjerësisht. Të gjitha organizatat si biznesi, politika, kulturore apo sociale janë të përfshira në menaxhim, sepse menaxhimi ndihmon dhe drejton përpjekjet e ndryshme drejt një qëllimi të përcaktuar. Menaxhimi është si investimi. Qëllimi i tij është që të nxjerrë maksimumin nga burimet, të shtojë vlerën më të madhe ose të sigurojë fitimin më të mirë. Menaxhimi mund të përkufizohet si arritja e qëllimeve në një mënyrë që e bën më të mirë përdorimin e të gjitha burimeve.
Lexo:  Çfarë është menaxhimi

Marka (apo siç njihet në anglisht “Brand”) është identiteti i një biznesi, produkti, apo shërbimi. Gabimisht mund të mendohet se marka është thjesht një emër, por nuk është kështu. Në karakteristikat e markës, përveç emrit bëjnë pjesë edhe shenja dalluese, simbole unike, kombinim ngjyrash, lloj shkrimi, apo një sllogan i caktuar. Një logo e markës mund të ketë ose jo lidhje me emrin e biznesit apo produktit. Mund të jetë një shkronjë, disa iniciale, një simbol, apo një figurë abstrakte. Në rastin e kompanisë ‘Apple’, edhe logoja e saj është një mollë, ose në logon e kompanisë ‘Ford’, i gjithë emri është pjesë e logos. Por, nuk ka pse logoja të ketë patjetër lidhje me emrin, që të jetë e suksesshme.
Lexo:  Çfarë është Marka?

Sapo dëgjojmë fjalën Lidership, na vijnë menjëherë në mendje një sërë imazhesh si: udhëheqës politik, eksplorues, drejtues kompanie. Çdo lider, pavarësisht se çfarë udhëheq, ka një sërë detyrash kundrejt vartësve të tij. Një lider ndihmon të tjerët dhe veten që të bëjnë gjërat e duhura, i drejton të tjerët në “destinacionin e duhur”. Të jesh një lider do të thotë të jesh frymëzues për ekipin tënd, t’i motivosh dhe t’i menaxhosh vizionet e tyre. Lideri është një person me vetëbesim dhe aftësi të mira komunikimi.
Lexo:  Çfarë është lidershipi?

Kuptimi i vërtetë i Suksesit për secilin prej nesh është i ndryshëm dhe kjo thjesht për faktin se çfarë kërkojmë nga jeta. Dikush kërkon pasurinë, dikush një marrëdhënie të shëndetshme, dikush humbjen e kileve të tepërta, dikush udhëtim rreth botës, dikush të shkojë në Hënë, dikush të jetë nënë dhe shtëpiake e denjë, dikush të ketë karrierë të suksesshme, dikush të kërkojë prindërit, të cilët e kanë lënë në shtëpinë e fëmijës, dikush t’i shërbejë komunitetit, dikush të bëhet prift, e të tjera. Tek të gjitha, suksesi është realizimi i objektivit.
Lexo:  Çfarë është suksesi?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0