Çfarë është menaxhimi - Business Magazine Albania

Çfarë është menaxhimi


Menaxhimi është një fenomen universal. Është një term shumë popullor dhe i përdorur gjerësisht. Të gjitha organizatat si biznesi, politika, kulturore apo sociale janë të përfshira në menaxhim, sepse menaxhimi ndihmon dhe drejton përpjekjet e ndryshme drejt një qëllimi të përcaktuar.

Menaxhimi përfshin krijimin e një mjedisi të brendshëm: -Menaxhimi vë në përdorim faktorët e ndryshëm të prodhimit. Prandaj, është përgjegjësi e menaxhmentit të krijojë kushte të tilla që janë të favorshme për përpjekjet maksimale, në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë efikase dhe efektive. Ai përfshin sigurimin e disponueshmërisë së lëndëve të para, përcaktimin e pagave dhe pagesave, formulimin e rregullave, rregulloreve, etj. Menaxhimi mund të përcaktohet si proces, aktivitet, disiplinë.

Menaxhimi është si investimi. Qëllimi i tij është që të nxjerrë maksimumin nga burimet, të shtojë vlerën më të madhe ose të sigurojë fitimin më të mirë. Menaxhimi mund të përkufizohet si arritja e qëllimeve në një mënyrë që e bën më të mirë përdorimin e të gjitha burimeve. Ky përkufizim përfshin vetë-menaxhimin, si dhe menaxhimin e njerëzve, duke qenë një menaxher.  Çdoherë që i jep prioritet në fakt ti po menaxhon kohën tënde. Ju menaxhoni veten dhe të gjitha burimet e tjera në dispozicion për të bërë një punë të mirë. Ne duhet të përvetësojmë kuptimin e menaxhimit në mënyrë që të dimë se çfarë aftësish menaxhimi duhet të zhvillojmë.

Mendoni se çfarë do të thotë të jesh investitor, dikush me para për të investuar dhe që dëshiron kthimin më të mirë. Një person i tillë kalon paratë e tij ose të saj rregullisht për të siguruar një kthim më të lartë të të ardhurave. Nuk mund të jetojmë pa një menaxhim të mirë. Asgjë nuk do të bëhet pa të.

Si mund të shfrytëzoni më mirë kohën dhe jetën tuaj nëse nuk keni përcaktuar prioritetet dhe nuk investoni mençur kohën tuaj?  Bota është aq komplekse sa që asgjë nuk është e mundur pa koordinimin e një numri të madh njerëzish. Kjo kërkon një menaxhim të mirë. Menaxhimi sot, ka të bëjë me lehtësimin, duke u mundësuar të tjerëve të veprojnë, duke qenë një katalizator dhe trajner.

Objektivat e menaxhimit:

  • Marrja e rezultateve maksimale me përpjekjet minimale
  • Rritja e efikasitetit të faktorëve të prodhimit
  • Prosperiteti maksimal për punëdhënësin dhe punonjësit
  • Përmirësimi njerëzor dhe Drejtësia Sociale

Leadersdirect

Managementstudy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0