Menaxhimi është një fenomen universal. Është një term shumë popullor dhe i përdorur gjerësisht. Të gjitha organizatat si biznesi, politika, kulturore apo sociale janë të përfshira në menaxhim, sepse menaxhimi ndihmon dhe drejton përpjekjet e ndryshme drejt një qëllimi të përcaktuar. Menaxhimi është si investimi. Qëllimi i tij është që të nxjerrë maksimumin nga burimet, të shtojë vlerën më të madhe ose të sigurojë fitimin më të mirë. Menaxhimi mund të përkufizohet si arritja e qëllimeve në një mënyrë që e bën më të mirë përdorimin e të gjitha burimeve.
Lexo: Çfarë është menaxhimi
Marka (apo siç njihet në anglisht “Brand”) është identiteti i një biznesi, produkti, apo shërbimi. Gabimisht mund të mendohet se marka është thjesht një emër, por nuk është kështu. Në karakteristikat e markës, përveç emrit bëjnë pjesë edhe shenja dalluese, simbole unike, kombinim ngjyrash, lloj shkrimi, apo një sllogan i caktuar. Një logo e markës mund të ketë ose jo lidhje me emrin e biznesit apo produktit. Mund të jetë një shkronjë, disa iniciale, një simbol, apo një figurë abstrakte. Në rastin e kompanisë ‘Apple’, edhe logoja e saj është një mollë, ose në logon e kompanisë ‘Ford’, i gjithë emri është pjesë e logos. Por, nuk ka pse logoja të ketë patjetër lidhje me emrin, që të jetë e suksesshme.
Lexo: Çfarë është Marka?
Sapo dëgjojmë fjalën Lidership, na vijnë menjëherë në mendje një sërë imazhesh si: udhëheqës politik, eksplorues, drejtues kompanie. Çdo lider, pavarësisht se çfarë udhëheq, ka një sërë detyrash kundrejt vartësve të tij. Një lider ndihmon të tjerët dhe veten që të bëjnë gjërat e duhura, i drejton të tjerët në “destinacionin e duhur”. Të jesh një lider do të thotë të jesh frymëzues për ekipin tënd, t’i motivosh dhe t’i menaxhosh vizionet e tyre. Lideri është një person me vetëbesim dhe aftësi të mira komunikimi.
Lexo: Çfarë është lidershipi?
Kuptimi i vërtetë i Suksesit për secilin prej nesh është i ndryshëm dhe kjo thjesht për faktin se çfarë kërkojmë nga jeta. Dikush kërkon pasurinë, dikush një marrëdhënie të shëndetshme, dikush humbjen e kileve të tepërta, dikush udhëtim rreth botës, dikush të shkojë në Hënë, dikush të jetë nënë dhe shtëpiake e denjë, dikush të ketë karrierë të suksesshme, dikush të kërkojë prindërit, të cilët e kanë lënë në shtëpinë e fëmijës, dikush t’i shërbejë komunitetit, dikush të bëhet prift, e të tjera. Tek të gjitha, suksesi është realizimi i objektivit.
Lexo: Çfarë është suksesi?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto