Çfarë është rregulli 80-20 dhe çfarë mund të mësojmë prej tij? - Business Magazine Albania

Çfarë është rregulli 80-20 dhe çfarë mund të mësojmë prej tij?


Shkurtimisht sipas këtij rregulli, të quajtur ndryshe si Principi i Paretos “rreth 80% e pasojave, vijnë nga 20% e shkaqeve”.

Me siguri shumë prej jush kanë dëgjuar për rregullin 80-20, por shumë mund t’a shohin me mospërfillje dhe u duket se nuk ka ndonjë lidhje me menaxhimin e përditshëm të punëve në një kompani.

Cilat janë disa nga vëzhgimet e këtij rregulli në lidhje me bizneset?

– 80 % e të ardhurave, vijnë nga 20 % e klientëve;
– 80 % e ankesave, vijnë nga 20 % e klientëve;
– 80 % e shitjeve, vijnë nga 20 % e produkteve;
– 80 % e inovacioneve, vijnë nga 20 % e personelit;
– 80 % e fitimit, vijnë nga 20 % e përpjekjeve të investuara; dhe
– 20 % i realizimit të një detyre/projekti, kërkon 80 % të përpjekjeve, kohës dhe buxhetit.

Këto të dhëna duhet të na mësojnë që ka një hapësirë të madhe veprimi në 80 % e mbetur të përpjekjeve, klientëve, punonjësve, apo produkteve. Në disa raste, duhet gjetur mënyra se si për shembull 80 % e klientëve të arrijnë më shumë se vetëm 20 % të të ardhurave, duke minimizuar kështu efektet e humbjes së një klienti të rëndësishëm. Por në raste të tjera, kur burimet e disponueshme janë shumë të kufizuara, duhet të mësojmë që nuk duhet të përpiqemi pafundësisht për të arritur diçka që në fakt nuk shpërblehemi si duhet.

Pra, nuk duhet të biem dakord që 80 % e përpjekjeve të arrijnë vetëm 20 % të fitimeve. Të gjithë këtë sasi përpjekjesh mund t’i shpenzojmë për gjëra më të vlefshme.

Disa menaxherë duan të jenë perfektë, të arrijnë 100 % të gjithçkaje. Problemi me këtë qasje është që kjo nuk është e mundur. Nuk do të keni kurrë kohën dhe burimet e mjaftueshme për të realizuar një detyrë 100 %. Nuk do të ekzistojë kurrë produkti perfekt apo projekti perfekt. Do të duhet të lëshohet pe në cilësi, në afate, apo diku tjetër.

Menaxherët kanë në çdo kohë shumë detyra për të kryer, njerëz për t’u supervizuar, kriza për të shmangur. Kjo është arsyeja pse menaxherët ekzistojnë. Nëse jeni menaxherë, duhet të kuptoni që jeni menaxherë të burimeve të pamjaftueshme dhe detyre juaj është të gjeni kombinimin më të mirë të tyre për të qenë sa më efiçent. Përballuni me faktin që nëse do të ekzistone projekti perfekt, i përfunduar në kohë e duhur, brenda buxhetit dhe me një produkt perfekt, nuk do të nevojiteshin menaxherët.

80 % nuk është pak dhe në shumë raste është mjaftueshëm. Ato 20 % mund të rimendohen, pasi mund t’ju kushtojnë 80 % të kohës dhe buxhetit. Ndonjëherë nuk do ia vlejë. Këtë duhet t’a kuptoni ju si menaxherë, të analizoni se kur ia vlen dhe kur jo.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0