Çfarë është Google Scholar dhe pse ju nevojitet? - Business Magazine Albania

Çfarë është Google Scholar dhe pse ju nevojitet?


Themeluar në vitin 2004, Google Scholar është një bazë të dhënash masive e letërsisë akademike që lejon përdoruesit të kenë qasje në informacione, ta referojnë atë me burime të tjera dhe të vazhdojë me hulumtime të reja.

Lexoni: A je një drejtues i mirë? Google të vlerëson në më pak se 5 minuta

Duke përdorur Google Scholar, ju mund të aksesoni këto lloje burimesh:

  • Revista
  • Ligjërime konferencash
  • Libra akademikë
  • Para-printime
  • Teza dhe disertacione
  • Abstrakte
  • Raporte teknike
  • Literatura të tjera shkencore nga “të gjitha fushat e hulumtimit”

Kush mund ta përdorë Google Scholar?

Çdokush mund të hyjë në bazën e të dhënave dhe të kërkojë. Dhe ndërkohë që është krijuar duke patur në mendje studentët e universiteteve apo akademikë të tjerë, kjo mund t’i ndihmojë ata që shkruajnë dokumente akademike të krijojnë më lehtë bibliografitë, Çdokush mund të përfitojë nga mundësitë e Google Scholar.

Më poshtë BusinessMag ju sjell disa nga shembujt e asaj që mund të bëni përmes Google Scholar:

  • Ju mund të krijoni një bibliotekë hulumtimi rreth një teme me interes, si ngrohja globale dhe të krijoni njoftime për të, në mënyrë që të jeni gjithmonë të azhornuar në hulumtimet më të fundit.
  • Ju mund të fitoni njohuri më të thella rreth një teme të komplikuar, si studimet në fushën e astronomisë që jeni të interesuar.
  • Ju mund të kërkoni për çështje ligjore për të krijuar një kuptim më të thellë të politikës amerikane dhe Gjykatës së Lartë.

Si të aksesoni materialin në Google Scholar?

Google Scholar vetë është pa pagesë për t’u përdorur si një mjet kërkimi. Sidoqoftë, meqë mbledh informacione nga shumë baza të tjera të dhënash, është e mundur që informacioni që doni do të kërkojë login (ose edhe pagesë) për të aksesuar në informacionin e plotë.

Lexoni: Kreu i ri i Google: “Do të përfitojmë më shumë të ardhura nga cloud computing se nga reklamat”

Gjithsesi, prezantimet dhe përmbledhjet e një artikulli ose studimi – zakonisht janë pa pagesë dhe sigurojnë një pasqyrë të asaj që përmban studimi në brendësi.

Praktikat më të mira të Google Scholar dhe këshilla rreth kërkimit

Google Scholar ka një mori artikujsh shkencorë dhe kërkimorë, prandaj është mirë që të ngushtoni kërkimin tuaj për të marrë informacionin më të rëndësishëm. Më poshtë janë disa mënyra për ta bërë këtë:

  1. Rendisni kërkimet tuaja sipas datës (ose përcaktoni datën e fillimit) për të gjetur të dhënat më të reja dhe më të rëndësishme.
  2. Shikoni për fjalë kyçe si “të gjitha versionet”, “artikuj related” dhe “cituar nga” për të kërkuar versione pa pagesë të artikujve.
  3. Shikoni seksionin e referencave të një artikulli për të fituar një kuptim më të thellë të një teme.

Google Scholar ofron një rrugë të shkëlqyer në kërkimet shkencore dhe ndonëse ka mangësitë e veta, është një mjet që mund të përdoret për të ndihmuar në sqarimin, shqyrtimin dhe informimin e përdoruesve për një larmi temash të ndryshme.

Çështja kryesore është të dini se çfarë doni dhe të merrni pak kohë për të rritur aftësitë tuaja kërkimore.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0