Çfarë e bën një marketing krijues në ditët e sotme?

Çfarë e bën një marketing krijues në ditët e sotme?


Çfarë e bën krijues marketingun? A është më shumë imagjinata apo inovacioni? A është një marketer krijues më shumë artist apo sipërmarrës? Historikisht, termi “marketing krijues” lidhet me fjalët dhe fotot që ndërtojnë një fushatë reklamuese.

Por marketingu, njësoj si funksionet e tjera të korporatës është bërë më kompleks dhe rigoroz. Marketerët duhet të perfeksionohen në data analytics, eksperiencën e konsumatorit dhe dizajnin e produktit. A kërkojnë këto një mënyrë të re të të menduarit për një marketing kreativ?

Këshillat e mëposhtme nga përfaqësues të ndryshëm të fushës, mund t’i japin përgjigje kësaj pyetje:

  1. Krijo me konsumatorin, jo thjesht për konsumatorin

Të gjithë duan të jenë të përqëndruar tek konsumatori. Dhe shpesh kjo do të thotë fushata që synojnë një targetim të mirë. Klientët sot nuk janë thjesht klientë; ata janë gjithashtu krijues, zhvillues të përmbajtjes dhe ideve, krah jush. Kreativiteti në marketing kërkon një punë të përbashkët me klientin që në fillim për t’i dhënë formë eksperiencës së tij me përpjekjen tuaj për të zgjeruar përhapjen e kompanisë suaj.

2. Investo në eksperiencën e përbashkët

Çdo marketer beson se eksperienca e klientit është e rëndësishme. Por shumica prej tyre fokusohen vetëm tek ato gjëra që kanë nën kontroll. Marketerët kreativë shohin përtej mundësive dhe i kushtojnë rëndësi të gjithë eksperiencës së klientit nga fillimi në fund. Kjo përfshin produktin, procesin e blerjes, aftësinë për të mundësuar suport, dhe marrëdhënien me klientin gjatë gjithë kohës. Kjo kërkon kohë, por dhe burime, dhe gjithashtu kërkon që të jeni kreativ edhe në situatat më të panjohura.

3. Kthejini të gjithë në avokatë

Në terrenin e fragmentuar të medias dhe shoqërisë, marketerët nuk i arrijnë më qëllimet e tyre për të ndërgjegjësuar apo thjesht për të tërhequr vëmendjen përmes pagesave në rrjetet sociale dhe PR-it. Njerëzit janë kanali i ri. Mënyra për të amplifikuar ndikimin  është duke frymëzuar kreativitetin tek të tjerët. Trajtojini njerëzit si një zgjerim i skuadrës suaj të marketingut: punonjësit, partnerët madje dhe klientët.

4. Mat kreativitetin

Matja e angazhimit dixhital do të thotë se ju mund të dalloni më mirë çfarë funksionon e çfarë jo. Kjo i jep marketingut një mundësi për të matur dhe menaxhuar veten në forma të reja. Sot, aftësia për të matur të dhënat dhe për të rritur strategjitë në kohë reale i mundëson marketingut të provojë vlerën për biznesin në mënyra totalisht të reja.

Cisco ka krijuar një dashboard online që jep informacion në kohë reale ku e gjithë organizata e marketingut mund të shohë performancën. Skuadra drejtuese bën një vlerësim të përjavshëm për të gjykuar “A po funksionon puna që po bëjnë?”. Këto analiza realizohen përmes iniciativave të ndryshme, kanaleve dixhitale apo dhe përmbajtjeve (contentit) të krijuar vetë. Rezultati është një aftësi për të shtuar dhe ripozicionuar burimet.

5. Mendo si një startup

Në të kaluarën, marketerëve u duhej të ishin menaxherë efektivë, duke vendosur qëllime në avancë dhe më pas punonin mbi një buxhet të caktuar për të realizur këto qëllime. Sot, marketerët krijues duhet të veprojnë më shumë si sipërmarrës, duke studiuar vazhdimisht përshtatjen e produktit me tregun dhe formën më të mirë për ta marketuar atë.

Ndryshimet që po ndodhin në sjelljen e konsumatorit, teknologjia dhe media po ridefinojnë natyrën krijuese në marketing. Matja e suksesit të marketingut nuk është inputi, cilësia e një contenti apo fushate, por vlera e outputit, e cila përkthehet në të ardhura, besueshmëri dhe përkrahje. Marketerët, në të shkuarën, mendonin si artistë, menaxherë dhe promovues. Sot, marketerët duhet ta shtyjnë veten për të menduar si novatorë dhe sipërmarrës, për të rritur vlerën e asaj që promovojnë duke studiuar eksperiencën e konsumatorit, duke përdorur të dhëna për të marrë vendime dhe duke matur efektivitetin bazuar në rezultatet e biznesit.

/HarvardBusinessReview

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0