Çfarë e bën një kompani "Vendin më të mirë për të punuar"? - Business Magazine Albania

Çfarë e bën një kompani “Vendin më të mirë për të punuar”?

Webhelp

Mjedisi i punës është parësor, jo vetëm për punonjësit, por edhe për kompaninë. Sot, kur lëvizjet në tregun e punës janë bërë më dinamike, edhe trajtimi i dukur i punonjësve, motivimi i tyre merr më shumë rëndësi. Ne kemi zhvilluar një intervistë me Sonila Hasanago, Menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe Komunikimit në Webhelp Albania, për të mësuar më shumë rreth praktikave që ndjek kjo kompani.

Webhelp ka sjellë një standard të ri përsa i përket vlerësimit të burimeve njerëzore në Shqipëri dhe në industri. A mund të përshkruani qasjen e Webhelp “njerëzit të parët”?

Webhelp është një kompani lider global në shërbimin e ofrimit të eksperiencës ndaj klientëve, kultura e së cilës bazohet në parimin se kur e vë fokusin te punonjësit, gjithçka merr jetë. Çdo Webhelp-er sjell një energji ndryshe, një pasion ndryshe, një impuls ndryshe dhe paketë unike aftësish dhe talentesh. Kjo fije e ADN-së tonë na veçon. Ne tregojmë përsosmëri në vendin e punës, pasi krijojmë eksperienca pune shumëngjyrëshe dhe kultura gjithëpërfshirëse, që çojnë në rezultate biznesi më të forta dhe më të qëndrueshme. Kjo vërtetohet dhe në ritmin e lartë të zgjerimit që ka shfaqur Webhelp Albania, duke u shtuar brenda pak më shumë se dy viteve me 450 punonjës, që bëjnë dallimin në treg dhe duke ruajtur të njëjtat standarde pune në mbarë botën.

Besimi, respekti, integriteti – këto janë parime që karakterizojnë Webhelp. Nuk ka “ne” në Webhelp pa secilin prej nesh!

Sipas mendimit tuaj, cilët janë faktorët kryesorë që kontribuojnë për ta bërë një kompani “Vendin më të mirë për të punuar”?

Webhelp është vlerësuar si vendi më i mirë për të punuar globalisht dhe sukseset tona janë dëshmi e përkushtimit qe tregojmë ndaj kulturës së punës, kënaqësisë së punonjësve dhe krijimit të një vendi pune të sigurt, të barabartë dhe gjithëpërfshirës për Webhelp-erat tanë në mbarë botën.

Ne ofrojmë kushte pune fleksibël (Webhelp kudo ofron mundësinë për punë në distancë për të gjithë punonjësit) dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës nuk janë vetëm një premtim, por një fakt kyç, ku 60% e të gjitha promovimeve janë për punonjësit e brendshëm. Paketat tona të bonuseve janë shumë konkurruese, por mbi të gjitha ne jemi një komunitet argëtues që lulëzojmë duke bërë dallimin në emër të kompanive më të mira të botës.

Siç përshkruhet në fushatën tonë – Në Webhelp, çdo ditë ndihet si e premte!

Në çfarë mënyrash Webhelp i jep përparësi fokusit mbi punonjësit dhe si ndikon kjo filozofi në kulturën e kompanisë?

Çdo fjalë dhe strategji e jona pasqyrohet në veprimet tona të përditshme. Qasja jonë shihet që në ditët e para të rrugëtimit të cdo punonjësi. Ajo pasqyrohet që në fillim në mikpritjen dhe njohjen me kompaninë, në vlerësimin e punës së bërë mirë, është e pranishme në shpërblimet dhe përfitimet që u jepen të gjithë punonjësve, tregohet në fleksibilitetin e modalitetit të punës apo në mjedisin e punës së krijuar për të gjithë punonjësit, ashtu sikurse në mundësinë për t’u zhvilluar dhe rritur në karrierë. Askush nuk ndihet vetëm në kompaninë tonë, pasi gjithmonë ka pranë menaxherë apo kolegë të gatshëm për t’i ndihmuar. Zëri i punonjësve dëgjohet në anketat tona të brendshme dhe të gjitha veprimet bazohen në sugjerimet që japin punonjësit.

Webhelp njihet për qasjen e saj të të pasurit klientin në fokus. Si e përshtat kompania këtë qasje me filozofinë e saj të të pasurit punonjësit në fokus?

Ne aplikojmë të ashtuquajturën qasje HC3: Kolegë të lumtur = Klientë të lumtur.

Ne besojmë se është e rëndësishme të kemi një mjedis, ku punonjësve t’u njihen meritat dhe të ndihen të vlerësuar, pasi kjo ndihmon në ndërtimin e një kulture dhe përkatësie dhe përmirëson mirëqenien e punonjësve. Punonjësit e vlerësuar janë më të lidhur me kompaninë dhe kanë vlerat e tyre të njëhsuara me ato të kompanisë. Kjo i bën ata më entuziastë, të motivuar dhe të gatshëm për të tejkaluar pritshmëritë. Ne jemi një kompani që përmes lidhjes emocionale që krijojmë me bizneset, tejkalojmë gjithmonë pritshmëritë dhe bëhemi zëri më i mirë i tyre, duke shkëlqyer në shërbimin që ofrojmë.

Si i angazhon Webhelp Albania punonjësit e saj, veçanërisht në një industri me ritme të shpejta dhe kërkuese?

Njerëzit janë themeli i asaj që bëjmë – nuk ka WebHelp pa talentin dhe energjinë e Webhelp-erave tanë! Jemi krenarë për rëndësinë që kompania jonë u jep punonjësve dhe ndjekim nga afër opinionet që ata japin. Ne i japim një prekje njerëzore teknologjisë dhe përdorim platformat apo eventet tona të brendshme për të vlerësuar punonjësit tanë, si: “Star Award”, “Game changer day” platforma për të dëgjuar zërin e punonjësve si: “Your Call” dhe platforma për t’i përgëzuar si platforma jonë “Bravo”. Aktivitetet tona dhe udhëtimet me stafin i bashkojnë njerëzit në një komunitet që jeton dhe merr frymë me të njëjtat vlera dhe argëtohet duke qenë së bashku.

A ka mundësi të reja pune në Webhelp Albania?

Ne jemi një qendër shumëgjuhëshe dhe ofrojmë shërbimet tona për kompanitë më prestigjioze në mbarë botën. Ne kërkojmë personel për agjentë që mbulojnë tregjet në gjuhën gjermane, gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane, apo IT, HR, Performance Excellence, WFM etj. Ne po zgjerohemi me një ritëm të lartë dhe mirëpresim këdo që ka nevojë për një sfidë, që dëshiron të zhvillohet dhe të argëtohet përmes shumë aktiviteteve. Ne kemi paketa të shkëlqyera financiare, paketa bonusesh ndër më të mirat në treg, fleksibilitet pune dhe përfitime shëndetësore.

Nëse jeni në kërkim të një vendi ku ndiheni të mirëpritur çdo ditë, Webhelp është zgjedhja e duhur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0