Çfarë duhet të bëjë Kosova që të ketë më shumë startup-e si Gjirafa.com? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të bëjë Kosova që të ketë më shumë startup-e si Gjirafa.com?


Në emisionin “Përballje” mbrëmjen e djeshme është diskutuar për zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe nëse ka lehtësira për të filluar biznese startup të reja.

Mërgim Cahani nga kompania Gjirafa, e cila është një kompani e avancuar e teknologjisë, produkt kryesor i së cilës është makina kërkimore, thotë se në Kosovë ka mundësi për të krijuar nisma si ajo e kompanisë së tij.

Sipas tij, sa më pak legjislacion aq më lehtë është për sipërmarrjen.

“Ne kemi popullatë të re dhe të etur për të krijuar gjëra të reja. Në princip edukimi i mirë ndikon edhe në krijimin e ideve më të mira inovative dhe që janë më konkurruese në treg”, tha Cahani.

Ai shton se edukimi është njëra nga bazat e krijimit të ideve inovative.

“Në ‘Gjirafa’ kemi programues të cilët janë doktorë shkence, mirëpo kemi edhe disa të rinj e të reja të cilët nuk kanë as Bachelor të përfunduar, të vetëkrijuar, por nuk janë shumë”, ka deklaruar Cahani.

Uranik Begu nga Qendra Inovative e Kosovës, ICK ka thënë se kjo qendër, në vazhdimësi është në kërkim të politikave më të favorshme për bizneset e reja startup në vend.

“Ajo që po i mungon realisht sot Kosovës është një vizion për zhvillimin e vet ekonomik. Një profil i cili do ta dallonte Kosovën ndoshta nga vendet e rajonit”, ka deklaruar Begu.

Sipas tij duhet që shumë iniciativa të mira të përkrahen e të mos shuhen.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0