Çfarë do të keni mundësi të ndiqni në episodin e rradhës të Startup life Albania? - Business Magazine Albania

Çfarë do të keni mundësi të ndiqni në episodin e rradhës të Startup life Albania?

Kompania “Albadron ” një nga kompanitë më të mëdha të dronit në Shqipëri.

Por si u krijua? Cili ishte motivi dhe cilat shihen të jenë qëllimet e këtij startupi?

Ekonomia e vendit ka edhe më shumë mundësi që të përfitojë nga ky biznes si edhe partneriteti me kompani të huaja të zgjerohet.
Në këtë episod ju do të ndiqni një rrëfim nga Adrian Haxhiaj i cili ndër të tjera tregon sekretet e suksesit.
Gjithashtu do të shohim formën se si operon Droni në Shqipëri.

Xeon është startup që na mëson se me një vetëm një makineri mund të besh gjithçka, nga nje punishte e vogël Xeon u kthye në kompaninë më të madhe të përpunimit.

Nga ky startoi po ashtu edhe mjedisi merr benefitet e tij pas. Por si ?
Asnjë mjet nuk hidhet në tokë por shkon për riciklim çka bën që cikli të përmbyllet pa ndotur mjedisin.
Nurent Lumshi tregon se në Shqipëri janë 18- kompani të tilla të cilat operojnë duke konkurruar dhe nxitur njëra tjetrën të zhvillohet më tej.
Në këtë episod do të ndiqni dy rrëfime nga të cilat kuptojmë se është tepër e rëndësishme të guxosh për të fituar .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0