Çertifikimi i hoteleve, tarifat dhe kriteret që do zbatohen - Business Magazine Albania

Çertifikimi i hoteleve, tarifat dhe kriteret që do zbatohen


Të gjitha strukturat akomoduese që do të aplikojnë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të duhet të paguajnë disa tarifa për këtë proces.

Rregullorja që tashmë ka hyrë në fuqi përcakton se çertifikimi do të bëhet nga një Komision i posaçëm dhe do të ketë afat 4 vjet. Pas kësaj periudhe duhet të aplikohet për rinovim.Në këtë dokument janë parashikuar edhe tarifa shtetërore që duhet të paguhen për klasifikim, riklasifikim, rinovim si dhe për lëshimin e çertifikatës së klasifikimit, e cila do të jetë në shumën simbolike 100 lekë.

Ndërsa verifikimi në terren nga ana e inspektorëve do të duhet të mbulohet nga subjetet akomoduese dhe për çdo njësi do të zbatohen tarifa të ndryshme. Sipas rregullores që një strukturë të jetë e klasfikuar do të duhet të përmbushë një sërë kriteresh që kanë të bëjnë me mjedisin, arredimin, shërbimin, argëtimin, stafet, etj.

certifikimi-i-hoteleve-tarifat-dhe-kriteret-qe-do-zbatohen-businessmag

Kështu që një bujtinë të çertifikohet si e tillë duhet të përmbushë plot 100 kritere.
Një hostel ( fjetinë) duhet të përmbushë 85 kritere.
Kampingu për t’u klasifikuar i tillë duhet të ketë përmbushur 71 kritere.

Ndërsa për hotelet numri i kritereve të kërkuara është plot 224. Sipas ‘yjeve’ përcaktohen edhe pikët nga kriteret e detyrueshme dhe ato me zgjedhje:

2 yje 3 yje 4 yje 5yje
76 135 278 350 (pikët e nga kriteret e detyrueshme)
104 115 122 180 (pikët nga kriteret me zgjedhje)

Kategoritë e akomodimit motele do të duhet të plotësojnë 114 kritere,

Resortet 24,

Qendrat kurative 110;

B&B 103 kritere.

 

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime
1