CEO i Apple këshillon njerëzit: "Hiqni telefonat nga duart"

CEO i Apple këshillon njerëzit: “Hiqni telefonat nga duart”


Gjatë fjalës së tij në samitin Time 100, CEO i Apple Tim Cook e këshilloi audiencën të përdorë më pak telefonat. Por në fakt ajo që ka dashur të thotë është: “Mjaft e përdorët Facebook kaq shumë”.

Fillimisht ai u sugjeroi përdoruesve të iPhone të përdorin mjetin e ri të Apple që organizon njoftimet në telefon. “Nëse keni një iPhone dhe nuk po e bëni, do t’ju shtyja të fillonit ta përdorni,” tha ai. Cook gjithashtu shpjegoi se organizmi i njoftimeve në telefon solli një ndryshim të dukshëm në jetën e tij dhe produktivitetin.

“Unë e pyesja veten: ‘Vërtetë më duhen këto qindra mesazhe që marrë në ditë?’ Nuk është diçka që po i shton vlerë jetës sime. Njoftimet në telefon nuk të bëjnë njeri më të mirë”.

Sa herë që merrni në dorë telefonin ju hiqni sytë nga personi me të cilin po flisni. Dhe nëse më shumë shihni telefonin sesa personin që keni përballë, ju po bëni një gjë të gabuar. “Ne kurrë nuk kemi dashur që njerëzit të mos e heqin telefonin nga dora. Nuk ka qenë objektivi ynë”, tregon Cook.

Shpesh Cook e ka kritikuar rrjetin social për ndërhyrjet e shumta në privatësinë e përdoruesit. Pas deklaratave të shumta kundër kompanisë, Facebook u kërkoi punonjësve të mos përdorin më iPhone, por t’i ndërronin ata me Android.

Lexoni: Mark Zuckerberg detyron stafin e Facebook të përdorë vetëm Android, pas një përplasje me Tim Cook

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0