Century 21 New Day në Durrës: Rruga drejt investimeve të suksesshme në pasuritë e paluajtshme pranë detit - Business Magazine Albania

Century 21 New Day në Durrës: Rruga drejt investimeve të suksesshme në pasuritë e paluajtshme pranë detit

Industria e pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një rritje të ndjeshme dhe një aktivitet të lartë në treg, duke u bërë një nga sektorët më tërheqës dhe më të kërkuar për investime në Shqipëri. Durrësi, me pozicionin e tij strategjik buzë detit, pikërisht në qendër të rrjedhës së turistëve dhe investimeve, është një qytet që ofron shumë mundësi për zhvillim dhe fitime të konsiderueshme në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Në Durrës, çmimet e pasurive të paluajtshme janë në një rritje të vazhdueshme, duke bërë që kjo të jetë koha e shkëlqyer për të investuar në pronat bregdetare dhe jo vetëm. Zona e qendrës së qytetit së Durrësit, si dhe gjiri i Lalzit, apo qytetet e tjera bregdetare si, Kavaja dhe Shijaku, janë të gjitha zona që ofrojnë një potencial të lartë për zhvillim të pasurive të paluajtshme.

Përveç kësaj, zhvillimet e infrastrukturës, përfshirë ndërtimin e rrugëve të reja dhe investimet në infrastrukturën turistike, si dhe zhvillimi i përgjithshëm i qytetit si destinacion turistik, kanë bërë që interesimi për investime në pasuri të paluajtshme në Durrës të rritet më shumë se kurrë më parë.

Në këtë kontekst, Century 21 New Day është një partner i besueshëm dhe një burim i rëndësishëm i informacionit dhe shërbimeve për të gjithë ata që janë në kërkim të investimeve të suksesshme në tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës. Me një ekip të specializuar dhe me njohuri të thella në tregun vendas, ata ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve, duke përfshirë ndërmjetësimin për shitje dhe blerje të pronave, konsulencë ligjore dhe financiare, si dhe shërbime të tjera që ndihmojnë klientët në çdo hap të rrugës drejt suksesit në investimet e tyre në këtë industri.

Për ata që janë të interesuar për të eksploruar mundësitë e investimeve në pasuritë e paluajtshme në Durrës, Century 21 New Day është partneri i duhur për të filluar udhëtimin e suksesshëm dhe fitimprurës në këtë sektor tërheqës dhe të zhvilluar të industrisë së pasurive të paluajtshme. 

Më shumë rreth Century 21 New Day 

 

Erin Reka

 

Zyra Century 21 New Day në Durrës është një pikë referimi në tregun e pasurive të paluajtshme në qytetin e Durrësit. E themeluar më 17 nëntor 2014, kjo zyrë është shndërruar në një qendër të rëndësishme për të gjithë ata që dëshirojnë të kuptojnë dhe të ndërtojnë karrierën e tyre në fushën e pronave të paluajtshme, por edhe për klientët që kanë nevojë për një partner ideal për transaksionet dhe investimet e tyre.

Century 21 New Day, janë të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Duke ofruar trajnime të vazhdueshme dhe duke u mbështetur në teknologjinë më të fundit në fushën e pronave të paluajtshme, janë të gatshëm të krijojnë mundësi të reja për të gjithë ata që janë, apo bëhen pjesë e Century 21 New Day.

Shërbimet e Century 21 New Day

Motori që drejton Century 21 New Day drejt suksesit është padyshim ekipi i përkushtuar. Me shumë vite eksperiencë dhe pasion për çdo ndërveprim me klientët, ata ofrojnë ekspertizën e duhur për të plotësuar nevojat dhe synimet e tyre.

Century 21 New Day, ka për qëllim të jenë ndërmjetësit më të besuar, pavarësisht nëse aspironi të blini ose shisni pronë, kërkoni mundësi qiraje ose kërkoni konsultime dhe udhëzime ligjore. Ekipi i tyre punon me përkushtim për të siguruar që të ofrojë një përvojë të shkëlqyer dhe të përshtatet me nevojat e klientit.

“Për ne, shërbimi shkon përtej transaksioneve të thjeshta. Ne specializohemi në rikonstruksionin e pronave, duke ofruar projekte inovative  dhe mobilimin e detajuar për të transformuar hapësirat sipas dëshirës së klientit. Pavarësisht nëse dëshironi të rikonstruktoni ose të shisni një pronë, ne jemi këtu për të siguruar që çdo detaj të jetë perfekt dhe i përshtatur sipas nevojave dhe preferencave tuaja”, shprehet Erin Reka, Broker pranë Century 21 New Day

Angazhimi i tyre nuk është vetëm për mbylljen e transaksioneve, por edhe për krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për të kthyer aspiratat e klientëve në realitet. Ekipi i Century 21 New Day është gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar në çdo hap të rrugës, duke garantuar profesionalizëm, integritet dhe pasion në çdo ndërveprim. Ata janë të përkushtuar për të tejkaluar pritshmëritë dhe për të ofruar shërbime të jashtëzakonshme në fushën e pasurive të paluajtshme në Durrës.

Për më shumë informacion kontaktoni në: 

Telefon : +355 68 203 8875, +355 69 980 7680
Email: info.newday@c21.al
Adresa: Rruga “Egnatia”, Qëndra Tregtare Blue Star Durrës, Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0