Çelësi i makinës nga Apple do të zhbllokojë disa modele të Genesis dhe Kia të vitit 2022 - Business Magazine Albania

Çelësi i makinës nga Apple do të zhbllokojë disa modele të Genesis dhe Kia të vitit 2022

Çelësi i makinës

Çelësat digjitalë të makinave të Apple po vijnë në Kia Niro 2022, Genesis 690 2022 dhe Genesis GV60 tërësisht elektrike të 2022. Siç u bë me dije nga MacRumors, Apple shtoi një simbol kyç pranë të tre automjeteve në një listë në faqen e tij, duke treguar mbështetjen për veçorinë.

Nuk është e qartë se kur Apple e përditësoi listën ose nëse funksioni është i disponueshëm menjëherë në ndonjë nga këto makina. Nuk ka pasur ende një njoftim zyrtar nga Apple apo ndonjë kompani e makinave, kështu që mund të ketë më shumë hapa të përfshirë në prezantim. Kia dhe Genesis thuhet se kanë punuar për të integruar çelësat digjitalë të makinave të Apple që nga viti i kaluar. Samsung ka njoftuar gjithashtu një partneritet me Genesis (së bashku me Audi, Ford dhe BMW) për të krijuar një çelës të vetin digjital të makinës me bazë telefoni.

Një zëdhënës i Kia tha për MacRumors se kompania do të ketë “më shumë informacion” në lidhje me çelësat digjitalë “në javët e ardhshme”. Apple dhe Genesis nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së The Verge për koment, ndërsa Kia nuk pranoi të komentonte.

Lexoni: Karakteristika më e re e iPhone do të zëvendësojë çelësat e makinës

BMW ishte më parë i vetmi prodhues i makinave që mbështeste çelësat digjitalë të makinave të Apple, të cilët i lejonin përdoruesit të kyçnin ose hapnin makinat e tyre duke mbajtur Apple Watch ose iPhone pranë dyerve të makinës ose kur ishin në afërsi të makinës. Disponueshmëria e secilës veçori varet nëse makina mbështet teknologjinë NFC ose teknologjinë me brez ultra të gjerë (UWB) të iPhone të disponueshme në iPhone 11 e më vonë, gjë që bën të mundur kyçjen dhe shkyçjen e një makine me telefonin në xhep ose çantë. Përdoruesit mund të përdorin gjithashtu çelësa digjitale për të kyçur, hapur ose ndezur makinat e tyre nga distanca (nëse mbështetet nga automjeti).

Çelësat sigjitale të makinave të Apple janë pjesë e lëvizjes më të gjerë të kompanisë për të minimizuar numrin e sendeve që mbani në xhepat ose çantën tuaj. Sot, Apple njoftoi se përdoruesit në Arizona mund të përdorin portofolin e tyre për të mbajtur patentën e shoferit ose ID-në dhe ka plane ta zgjerojë këtë veçori në një numër shtetesh të tjera në të ardhmen e afërt. Apple gjithashtu lejon përdoruesit që qëndrojnë në hotele të zgjedhura të Hyatt të hapin dhomat e tyre me një çelës të ruajtur në mënyrë digjitale.

/theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0