Catherine Chen nga Huawei: Besoni në fuqinë e teknologjisë - Business Magazine Albania

Catherine Chen nga Huawei: Besoni në fuqinë e teknologjisë

Huawei

Zëvendës Presidentja e Lartë e Huawei dhe Anëtarja e Bordit Chen Lifang, mbajti fjalën e saj me titull “Beso në fuqinë e teknologjisë” gjatë forumit “Të lidhur për Prosperitetin e Përbashkët” i cili u mbajt në Shangai. Në fjalën e saj, Chen përshkroi se si teknologjia mund të përdoret si një motor për përparimin njerëzor.

Ky forum u organizua nga Huawei, Shoqata Botërore e Celularëve (GSMA) dhe Qendra e Ekonomisë Mjedisore të Universitetit Fudan. Pjesëmarrësit u bashkuan virtualisht por edhe fizikisht për të diskutuar vlerën e teknologjive dixhitale në zhvillimin e qëndrueshëm për një botë më të mirë, të lidhur. Ata përfaqësonin organizata nga e gjithë bota, duke përfshirë rregullatorët e industrisë ndërkombëtare dhe ekpertë të fushës nga Kina, Malajzia, Spanja, Tailanda, Hungaria dhe Portugalia. Më shumë se 1000 të ftuar nga mbi 50 vende morën pjesë në konferencën virtuale.

Chen në fjalën e saj përsëriti mbështetjen e saj për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe ndërtimin e një bote të gjelbër, novatore dhe gjithëpërfshirëse.

“Të gjithë kemi pasur ndjenja pasigurie gjatë vitit 2020. Pandemia ka ndryshuar jetën tonë. Shumë gjëra që i morëm të mirëqena nuk ekzistojnë më dhe vlerat tona kanë ndryshuar. Një nga momentet më të rëndësishme të vitit të shkuar është vështirësia e shoqërisë për të arritur në konsensus. Duket se ekziston një konflikt apo mosmarrëveshje e vazhdueshme, nga vendimi nëse është i domosdoshëm kufizimi i lëvizjes e deri tek debati nëse ia vlen të vendosim një maskë.

Sot, ne kemi ardhur së bashku për të diskutuar 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Unë personalisht, besoj se teknologjia është thelbësore për avancimin e këtyre qëllimeve, dhe së bashku, ne duhet të bëjmë dy gjëra për të çliruar plotësisht fuqinë e teknologjisë dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.

Sfida jonë e parë do të jetë arritja e një konsensusi të ndershëm nëse teknologjia është një motor i përparimit njerëzor.

Duke parë historinë, kemi parë se si ndodhin ndryshime të mëdha shoqërore me përparimin e shkencës dhe teknologjisë. Por sot, përparimet teknologjike janë politizuar dhe ndonjëherë demonizuar. Shumë prej tyre kanë ndaluar së besuari në fuqinë e teknologjisë për shkak të frikës dhe mosbesimit. Disa po bëjnë përpjekje të mëdha për të penguar zhvillimin e teknologjisë.

Lexo: Themeluesi i Huawei shpreson për një të ardhme më të mirë

Kohët e fundit kam lexuar një raport, i cili thoshte se çdo platformë e rëndësishme dixhitale që mbizotërohet nga Kina do të jetë shumë e rrezikshme për SHBA nëse nuk përmbahet në mënyrë efektive dhe se 5G ishte një platformë e tillë.

5G është një teknologji e standardizuar e përcaktuar nga gjerësia e bandës së saj të lartë, vonesa e ulët dhe lidhja e gjerë. Ndihmon industritë tradicionale të transformohen dhe mund të përfitojnë të gjithë. Vendosja e 5G në shkallë të gjerë tashmë mund të shihet në industri të shumta në të gjithë botën. Konsumatorët e përditshëm po përfitojnë nga përvojat 5G, ndërsa përdorimi industrial në portet detare, minierat dhe sektorin e transportit po rrit efikasitetin operacional. A është kjo një gjë e keqe? Unë nuk mendoj kështu.

Nëse pretendojmë se teknologjia është shumë e rëndësishme por zhvillimi i saj është ideologjikisht i gabuar, kjo do të sjellë vetëm ndarje, konfuzion dhe regres.

Ne duhet të arrijmë një konsensus global për këtë çështje dhe të besojmë në fuqinë e teknologjisë për ta shfrytëzuar atë në të mirë të shoqërisë.

Sigurisht, ekziston gjithmonë rreziku që dikush të abuzojë me një teknologji të re. Ky nuk është një shqetësim i ri. Por që nga revolucioni industrial, ne kemi parë se si vendosja e rregullave për të menaxhuar rreziqet teknologjike mund të na mbrojë. Përmes rregullave, zhvillimet teknologjike mund të kapërcejnë kufijtë ndërkombëtarë dhe të përmirësojnë jetesën e të gjithëve pa shkaktuar rrezik. Ne jemi duke hyrë në një epokë dixhitale, dhe duket i vështirë krijimi i rregullave të qeverisjes për sigurinë kibernetike, mbrojtjen e privatësisë dhe inteligjencën e besueshme artificiale që do të na mbajë të sigurt. Për pjesën tjetër prej nesh, është koha të jemi të sigurt dhe të hapur ndaj zhvillimit teknologjik.

Sfida jonë e dytë do të jetë ndërmarrja e veprimeve, për ta bërë teknologjinë vërtet efektive dhe për të krijuar vlerë për të gjithë.

Mund të jetë e vështirë të arrihet një konsensus, por është e lehtë të ndërpresësh zhvillimin e teknologjisë. Për ndërmarrjet, besimi tek teknologjia mund të fillojë nga diçka e vogël. Për shembull, le të shohim konceptin minimal të zbatueshëm të produktit. Në mënyrë tipike, i referohet fazës së zhvillimit të produktit kur ajo që kemi realizuar plotëson vetëm kërkesat minimale për përdoruesit duke përdorur sasinë më të vogël të burimeve. Kjo mund të përmirësohet e përditësohet vazhdimisht pas prezantimit të parë.

Ndërtimi i një konsensusi të gjerë është i vështirë, kështu që ne mund të mbështetemi në këtë koncept për të ndihmuar vazhdimin e përparimit teknologjik. Përsëritja nënkupton përsosmëri, ndërsa nxitja e konfliktit sjell ngecje.

Huawei gjithmonë ka mbështetur avancimin teknologjik dhe ne besojmë se teknologjia dixhitale do të ndihmojë Kombet e Bashkuara të arrijë SDG-të e saj. Tashmë, Huawei ka eksploruar shumë aplikacione të teknologjisë dixhitale të udhëhequr nga SDG-të.

Zgjidhja “Smart PV” nga Huawei po përdoret gjerësisht në më shumë se 60 vende për të zvogëluar emetimet e karbonit me 148 milion tonë. Ky është ekuivalenti i mbjelljes së më shumë se 200 milion pemëve. Vetëm në Etiopi, ne kemi ndihmuar klientët tanë të vendosin mbi 400 stacione diellore, duke ulur emetimet e karbonit me 2,850 tonë. Në Kinë, ne gjithashtu kemi ndihmuar në ndërtimin e stacioneve diellore më të mëdha në botë kushtuar bujqësisë dhe peshkimit në provincat Ningxia dhe Shandong.

Për më tepër, Huawei dhe UNESCO filluan programin “Shkolla të Hapura” gjatë një partneriteti tre-vjeçar, për të ndihmuar shkollat në Egjipt, Etiopi dhe Ganë, të përmirësojnë aftësitë e tyre dixhitale me arsimin virtual.

Secili nga këta shembuj, çdo lidhje e vetme, çdo gram i emetimeve të reduktuara, çdo vat energji elektrike e kursyer, çdo përmirësim i vogël që kemi bërë, nuk mund të ishte arritur pa përparime të vogla në teknologji. Kjo është vlera që teknologjia i sjell botës.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0