Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni, pas 4 vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 20 Tetor 2016 do të jetë e pranishme në Tiranë.
Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.