Bien shitjet e qendrave të specializuara, rriten të dyqaneve të vogla - Business Magazine Albania

Bien shitjet e qendrave të specializuara, rriten të dyqaneve të vogla


Të dhënat zyrtare të INSTAT flasin për një gjallërim të shitjeve me pakicë në tremujorin e parë 2016, megjithatë është e vështirë të vlerësohet rritja reale për shkak të raportimit më të lartë të dyqaneve të vogla të paspecializuara, si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet, ndërsa supermarketet e qendrat tregtare, ku po orientohen konsumi, kanë raportuar rënie të shitjeve.

Në tremujorin e parë 2016, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 4.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, raportoi INSTAT. Rritja ka ardhur nga dyqanet e vogla të paspecializuara, ndërsa ato të specializuara janë me rënie.

Eshtë e vështirë të vlerësohet rritja reale për shkak se raportimi më i lartë i dyqaneve të vogla të paspecializuara, ka ardhur më së shumti si rrjedhojë e aksionit antiinformalitet të nisur në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që pikat e specializuara dhe të formalizuara (qendrat tregtare, apo supermarketet e mëdha), drejt të cilave po orientohet konsumi vitet e fundit, kanë raportuar rënie.

Sipas INSTAT, Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve ky indeks ka pësuar një rritje prej 9,0 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 9,0 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015. Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtië me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 9,1 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.

Në tremujorin e parë 2016, në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi I volumit të shitjeve është ulur 3,1 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, dhe 11,3 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndikimi i nëngrupeve kryesore në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtisë me Pakicë Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë në tremujorin e parë 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015 është rritur 4,7 përqind, i ndikuar nga nëngrupet: nëngrupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +3,7 pikë përqindje; nëngrupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare të jo të specializuara dhe të specializuara” +2,2 pikë përqindje dhe nëngrupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” -1,2 pikë përqindje.

INSTAT-Bien-Rriten-Shitjet-Businessmag

 

/ Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0