Sigurime 5-mujori, Jo-Jeta u rrit me rreth 6% - Business Magazine Albania

Sigurime 5-mujori, Jo-Jeta u rrit me rreth 6%


Tregu i sigurimeve ka filluar të rimëkëmbet pas një periudhe me vlera negative. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar – maj 2016, primet e shkruara bruto u rritën me rreth 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E shprehur në vlerë tregu arriti në rreth 5 miliardë lekë. Por gjatë kësaj periudhe numri i kontratave pati rënie me rreth 2%, çka tregon se janë siguruar më pak persona, por me tarifa policash më të larta. Sipas AMF-së dëmet e paguara për këtë periudhë ishin rreth 24.6% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shifrat tregojnë se ka një rritje të primeve të sigurimit nga sëmundjeve në rreth 60% dhe të mjeteve tokësore me rreth 14%, që kanë të bëjnë kryesisht me veprimtarinë e projektit të gazsjellësit TAP.

Ndërsa primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në periudhën janar-maj 2016 arritën në rreth 3.1 miliardë lekë ose 5.34% më shumë se në periudhën janar-maj 2015. Produkti MTPL e brendshme po në këtë periudhë pati një rritje prej 3.32% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.43% krahasuar me periudhën janar-maj 2015.

Referuar ecurisë së shoqërive që operojnë në këtë segment të tregut vihet re se janë katër të tilla që vazhdojnë të shënojmë ritëm negativ të primeve të shkruara bruto. Sigma Interalbanian VIG dhe Intersig Vienna Insurance Group gjatë periudhës janar – maj 2016 shënuan rënie të primeve secila me rreth 6%.

Ndërsa rritjen më të lartë të primeve të shkruara bruto e pati Albsig me rreth 35% e ndjekur nga Eurosig me rreth 17%. Pas blerjes nga kjo e fundit e INSIG vihet re edhe ecuria pozitive ish- kompanisë shtetërore e cila e mbylli 5-mujorin e 2016-ës me 7% të tregut.

Jo – Jeta vazhdon të kryesohet nga Sigal Uniqa Group Austria me rreth 29%, shifër kjo e cila nuk ka ndryshuar në krahasimn me janar-majin e vitit të kaluar.

Ndarja e tregut  Jo – Jeta

Sigurime-Jo-Jeta-Rritje-Businessmag

Sigurime-Jo-Jeta-Rritje-Businessmag

 

/ Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0