Business Events
Prezantohet PRiM në “Product Launch #3” – Zgjidhja e duhur për menaxhimin e rrezikut digjital!
Në një atmosferë dinamike dhe plot energji pozitive, mbrëmjen e djeshme u zhvillua një tjetër takim i serisë “Product Launch Events”, organizuar nga AlbaniaTech, këtë herë në bashkëpunim me startup-in premtues Cyber Morfosis. Aktiviteti u mbajt në ambientet e One Connect Hub dhe mblodhi së bashku profesionistë të teknologjisë, studentë dhe entuziastë të sigurisë kibernetike.