Gjithçka gati për samitin më të madh në Ballkan - PowerToHR 3 - Business Magazine Albania

Gjithçka gati për samitin më të madh në Ballkan – PowerToHR 3

Gjithçka gati për samitin më të madh në Ballkan - PowerToHR 3

Më 3 prill, në ambientet e AMC Hall, do të mbahet edicioni më inovativ i PowerToHR, organizuar nga KosovaJob, platforma kryesore e punësimit në vend. Këtë vit, samiti do të shtrihet në tri skena paralele, me mbi 40 folës nga kompani të njohura ndërkombëtare dhe një aplikacion interaktiv që veçse ka filluar ta transferojmë përvojën e pjesëmarrësve. 

Liderët globalë të biznesit dhe temat kryesore Kompani si Google, META, Booking, Adidas dhe Ëolt do të jenë pjesë e këtij eventi, duke sjellë njohuri dhe strategji mbi trendet më të fundit të HR-it, employer branding dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në burimet njerëzore. Përveç tyre, ekspertë nga tregu vendor do të ndajnë praktikat më të mira për të ardhmen e industrisë. Po ashtu do të mbahen shtatë masterklase me mësime praktike. 

Lexo edhe:Business Magazine Albania ju lidh më afër me samitin spektakolar global “PowerToHR 3”

Një koncept i ri për një përvojë unike PowerToHR 3 ka pësuar një transformim të thellë, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve modernë.

“Këtë vit kemi kaluar nga një format tradicional në një model më dinamik dhe të personalizuar, ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin temat dhe përvojat që i interesojnë më shumë,” është shprehur themeluesi i samitit, Arion Rizaj.

Pjesëmarrësit do të kenë në dispozicion një aplikacion inovativ që lehtëson ndjekjen e sesioneve, planifikimin e takimeve dhe eksplorimin e temave më të rëndësishme për zhvillimin e tyre profesional.

Një mundësi unike për rrjetëzim dhe zhvillim profesional Në një kohë kur rrjetëzimi është një nga faktorët kryesorë të suksesit profesional, PowerToHR ka krijuar hapësira të dedikuara për lidhje dhe bashkëpunime të reja. Masterklasa të drejtuara nga ekspertë, tri zona të veçanta për rrjetëzim dhe një sektor ekskluziv B2B do të ofrojnë mundësi të reja për zhvillim dhe partneritete strategjike.

PoëerToHR 3 është destinacioni kryesor për profesionistët e HR-it, teknologjisë dhe marketingut, të cilët dëshirojnë të qëndrojnë të përditësuar me tendencat më të fundit dhe të shkëmbejnë përvoja me liderë të industrisë. Ky event me përmasa globale po vendose edhe standarde të reja të organizimit të samiteve! 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0