Carlos Ghosn: Shitjet private të makinave do të vazhdojnë të ekzistojne

Carlos Ghosn: Shitjet private të makinave do të vazhdojnë të ekzistojne


Kohët e fundit, dhe veçanërisht këtë vit, është diskutuar shumë mbi këtë çështje. Shërbime si UBER e kanë zbehur pak idenë se na duhet një makinë personale.

Carlos Ghosn, CEO i grupit Renault-Nissan-Mitsubishi foli mbi këtë temë në Bloomberg’s The Year Ahead Conference në New York.

“Pronësia private e makinës nuk po shkon askund, me gjithë rritjen e madhe të UBER dhe shërbimeve të tjera ride-sharing”. – u shpreh ai.  Vlen për t’u përmendur se grupi që ai drejton, pritet të arrijë të shesë 10.5 milionë makina deri në fund të vitit dhe për herë të parë histori të kalojë Volkswagen Group dhe Toyota. Grupi që Ghosn drejton ka shpresa që të shesë deri në 14 milionë makina në vit deri në vitin 2022.

“Shitjet globale të automjeteve do të vazhdojnë të rriten, me format alternative të mobilitetit duke krijuar vetëm impakt marxhinal ose në të vërtetë duke rritur kërkesën”. – duke rënë në kundërshtim të thellë me Bob Lutz i cili bëri një deklaratë të fortë disa ditë më parë.

“Shumë njerëz mendojn se ky është një zëvendësim, por nuk është. Ky është thjeshtë shtim. Biznesi tradicional i i ndërtimit, shitjes dhe poseduarit të një automjeti do të vazhdojë”. – u shprej Carlos Ghosn, i cili arriti të nxjerrë nga Kriza e thellë kompaninë Nissan.

Parashikimet e Carlos Ghosn kalojnë përpara syve të parashikimeve të cilat parashikojnë tjetër situatë. Ato thonë se kërkesa për shërbimet ride-sharing do të eleminojë rreth $2 trilion nga biznesi i shitjes së makinave të reja. “Kërkesa për makina të reja në tregjet e zhvilluara si SHBA, Europe dhe Japonë është stabël. Por ka vënd për rritje në tregje si Kina dhe India.”

“Rritja do të jetë këtu, sepse gjëja e parë që njerëzit presin, është një menyrë transporti autonome”.

Por “partizanët” e “shared economy” janë skeptik për këtë.

“Vështrimi ynë është se pronësia private e makinës do të zbehet sepse nuk është efiçente”. – U shpreh Jeff Holden, Chief Product Officer i UBER në një intervistë për Bloomberg TV. “Pronarët individualë”, vazhdoi ai, e përdorin makinën vetëm 4% të kohës. Me shërbimet ride-sharing, makina mund të jetë në rrugë 80%-90% të kohës”.

“Kur ti ke forma të tilla përdorimi, ajo që ndodh është se çmimet bien. Kështu që pse do të duhet të kesh një makinë personale? Është thjeshtë një hobby në këtë pikë. Thjeshtë nuk përbën sens”. E duket se secila palë mbron fort “hipotezën” për të cilën punon.

I lindur në Brazil, i rritur në Liban, dhe i shkolluar në Francë, Carlos Ghosn, tashmë 63 vjeç, është besimtar i fortë i kufijve të hapur dhe tregëtisë së lirë”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim së një periudhë afatgjatë ne do të shohim shumë ndryshime. Globalizimi do të zhvillohet dhe do të evolojë”.

“Do të ndryshojë, do të modernizohet dhe do të adaptohet. Por nuk do të ketë më kurrë mure territoriale për tregëtinë”.

“Sinqerisht, nuk është kjo rruga që historia do të marrë. Nuk është kjo mënyra se pasuria mund të ndërtohet, dhe njerëzit të përfitojnë”.

https://www.youtube.com/watch?v=sgkN0Oa5_2Q

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0