“Can you make it?”, aventurierët nga Shqipëria munden

“Can you make it?”, aventurierët nga Shqipëria munden


Nëse doni të shikoni video kreative, të mësoni më shumë rreth grupeve që morën pjesë në projektin Red Bull “Can You Make It”, BusinessMag do t’ju informojë për situatën aktuale dhe të rejat më të fundit.

Projekti i këtij viti përkonte me këto rregulla kryesore: krijimin e një grupi prej 3 personash, realizimin e një video 60 sekondash për të prezantuar veten dhe upload-imin e videos në faqen zyrtare të RedBull. Sipas Red Bull, këtë vit kanë qenë 1237 aplikantë nga e gjithë bota.

Ky projekt është shumë i veçantë sepse grupet do të nisen pa para, pa kartë krediti dhe pa celularë. Grupet do të udhëtojnë  7 ditё pёrreth Evropёs duke pёrdorur vetёm kanaçe Red Bull pёr tё mbёrritur nё destinacionin final, Berlin! Gjatë udhëtimit, pjesëmarrësit do të shkojnë në 54 checkpoint-e në qytete të ndryshme në Europë.

Këtë vit nga Shqipëria do të përzgjidhen 2 grupe. Një ndër pjesëmarrësit nga Shqipëria është edhe grupi kreativ Galaxy Travellers nga New Media Communications. Aktualisht grupi renditet në Top 5.

Ju mund të votoni çdo 24 orë nga llogaritë tuaja në Facebook dhe Email. T’u japim një dorë aventurierëve tanë, për t’i dërguar ata në Berlin. Ju mund të votoni duke klikuar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0