Call center “ura financiare” e të rinjve shqiptarë mes universitetit dhe profesionit

Call center “ura financiare” e të rinjve shqiptarë mes universitetit dhe profesionit


Sapo shohim një kafene të mbushur me të rinj, gjykimi masiv është “shumë të rinj e shpenzojnë kohën kot”. Por me pak më shumë vëmendje, mund të shikoni që shumë studentë, apo edhe familjarë të rinj, rendin mes auditoreve të universitetit dhe disa ambienteve pune gumëzhuese të quajtura “call center”.

Si e organizon jetën një prej me shumë se 10 mijë të rinjve që punojnë në këtë industri? Pse ka zgjedhur Call center, a ka një jetë sociale dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen?!

Gentjana Dalliu 23 vjeç, ka pranuar t’u japë përgjigje pyetjeve tona. Ajo studion në Master Shkencor AML në Informatikë në vitin e dytë. Që prej një viti e gjysëm punon në një call center të quajtur ‘’Assist Sh.p.k.

Gentjana tregon se ka zgjedhur të punojë në call center mbi të gjitha për pagesën. “Unë studimet Bachelor i kam përfunduar në degën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi dhe jam interesuar në disa kompani që kërkonin IT, web developer, programues etj. dhe kriteri kryesor që ata kërkonin ishte eksperienca. Duke qenë e sapodiplomuar, eksperiencën nuk e kisha dhe që në momentin e parë më refuzohej aplikimi. Kështu që zgjidhja më e mirë për mua ishte të vazhdoja punën në call center, të cilën e kam filluar që në moshën 18 vjeç.”

Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Që kur nis vitin e parë të universitetit, Gentjana studion dhe punën njëkohësisht. Nuk është e lehtë pasi dhe dega që studion ka ngarkesë . “Sapo mbaroja shkollën, direkt duhet të nisesha për në punë. Shkoja në shtëpi në orën 10 ose 11 të darkës. Studioja për ditën e nesërme deri në orën 1 dhe në orën 7 zgjohesha për të rifilluar rutinën e përditshme. Dita e shtunë dhe e diela më ndihmojnë shumë për të studiuar. Nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë sepse nuk kisha mundësi t’u përkushtohesha 100% studimeve pasi dhe puna në call center është e lodhshme,” thotë ajo.

Po shokët e saj çfarë bëjnë?! Shoqëria ime është kryesisht në shkollë, thotë ajo, dhe vazhdojnë studimet. Ndryshe nga Gentjana kanë menduar t’u përkushtohen vetëm studimeve. Por ajo pranon se ka dhe shoqe, të cilat janë të punësuara gjithnjë në call center, në pamundësi për të gjetur një punë me të ardhurat që të ofron ai. “Kafet nuk i frekuentojmë shumë për shkak të angazhimeve me studime dhe punë. Kryesisht kur jemi pushim mes orëve të mësimit ulemi në kafe,” shprehet Gentjana.

23 vjeçarja tregon se pasi të përfundojë studimet, ka në plan të kërkojë punë në profesionin e saj dhe është e  bindur që nuk do ketë të njëjtat të ardhura siç ka aktualisht, por e konsideron si një investim tek vetja. “Ne jemi brezi i parë që studiojmë Mësuesinë në Arsimin e Mesëm të Lartë falë mundësisë që na dha Ministria e Arsimit dhe besoj se kjo është në favorin tonë, për të mos e lënë diplomën e varur në mur si shumica e rinisë shqiptare që përfundojnë studimet,” thotë ajo.

E di shumë mirë që mundësitë për të filluar punë në profesion janë të vështira për shkak të konkurrencës së lartë. Por ajo është optimiste, duke theksuar se, “çdo vit po e shikoj vendin tonë dhe sistemin arsimor shumë të zhvilluar në krahasim me disa vite më parë. Po shikojmë që po hapen shumë vende të reja pune dhe shkolla profesionale, për të gjithë ata që nuk kanë një zanat. Pra, mendimi im është shumë pozitiv mbi mundësitë për punë në vazhdimësi.”

Të ardhmen e shikon në arsim duke edukuar brezat e ardhshëm në fushën e informatikës. “E kam zgjedhur këtë lëndë për vetë faktin që informatika është e ardhmja e gjithësecilit prej nesh me teknologjinë që përparon çdo ditë. Arsimi si dhe vetë vendi ynë i dashur është në zhvillim. Të rinjtë shqiptarë mendoj se duhet të qëndrojnë më pak në kafe dhe të punojnë më shumë,” shprehet 23 vjeçarja studente dhe e punësuar njëkohësisht.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0