“Business Date” me Fabiola Duro për Samitin e Inovacionit - Business Magazine Albania

“Business Date” me Fabiola Duro për Samitin e Inovacionit

Një samit i inovacionit do të mbahet me 7 Tetor tek ArTurbina.

Ide inovative dhe investitorë ëngjëj do të kenë mundësi për të mbështetur apo zhvilluar projekte të përbashkëta.

Për të folur për këtë në takimin e radhës të “Business Date“, është ftuar Fabiola Duro, themeluese dhe drejtuese e INNVEST.

Ajo na flet rreth sfidave, komunitetit të startupeve dhe organizimit në një vend dedikuar artit. Sipas znj.Duro, si arti edhe inovacioni nuk kanë kufij, ndaj është zgjedhur një mjedis i tillë si ArTurbina.

Tashmë ka kaluar faza e përzgjedhjes dhe 10 idetë novatore, me një prototip apo produkt të gatshëm, do të mund të prezantohen para investitorëve potencialë.

Komuniteti i biznesit me një qasje drejt inovacionit i përket kryesisht industrisë bankare, Fintech, circular economy, innovative solution, e-health, edtech, fintech, e-platforms, biotech, social innovations,  etj. Por, siç thekson znj. Duro gjatë intervistës, mundësitë janë të hapura në të gjitha drejtimet. Gerti Boshnjaku, drejtues i platformës AlbaniaTech do të moderojë prezantimin e 10 startup-eve përpara investitorëve që më pas do të vendosin se cila prej tyre është një ide në të cilën ia vlen të investohet. AlbaniaTech, platforma kryesore e Startupeve dhe Inovacionit në Shqipëri do të mbështesë Samitin përgjatë gjithë eventit dhe më tej. Për më tepër informacione rreth këtij partneriteti vizitoni albaniatech.org.

INNVEST po ndikon si një katalizator në qasjen mes sipërmarrësve dhe inovatorëve, ku mes tyre do të ketë takime direkte dhe raunde negociatash. Startupet më të mira do të bëhen pjesë e Wolves Summit në fund të muajit Tetor, krahas shumë mundësive të tjera që premton samiti i inovacionit në Shqipëri. Ndër të ftuarit kryesorë janë: Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

INNVEST Summit është i sponsorizuar nga Credins Bank, Roche Albania & Kosovo dhe NOA Bank. Falë suportit të përhershëm të EU for Innovation dhe partnerëve strategjikë si Bashkia Tiranë, Tumo Center Albania dhe partnerit mediatik Business Magazine, ky do të jetë një event i paharrueshëm në impaktin që pritet të sjellë në Tiranë. 
Panairi digjital, një tjetër risi e INNVEST Summit, mirëpret të gjithë rrjetin e tij dhe të ftuarit në ekspozitën digjitale me produktet dhe shërbimet më inovative të kompanive si Credins Bank, Roche, NOA, Easy Pay, Raiffeisen Bank, Albania Tech dhe të gjithë partnerëve dhe sponsorave të këtij evenimenti vjetor.

Për këto dhe më shumë jeni të ftuar të ndiqni intervistën me Fabiola Duron, të Enjten, 30 Shtator, ora 20: 15 në kanalin tonë në You Tube dhe në Mediat Sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0