Bursat kanë kaluar në kufirin e rrezikshmërisë -20% - Business Magazine Albania

Bursat kanë kaluar në kufirin e rrezikshmërisë -20%


Në vetëm 20 ditët e fundit aksionet në Piazza Affari kanë rënë 27%. Frankfurti dhe Parisi shënuan humbje me nga rreth 23%, Rënia në Londër është 22%. Kjo rënie drastike në nivel global ka çuar në rënien me 5 trilionë dollar në tregjet botërore të aksioneve gjatë javëve të fundit. Në Këto ditë edhe Wall Street po shkon drejt rënies  në nivel 20%. Il sole 24 ore, shkruan se, “krahasuar me kulmin e arritur në 19 shkurt  indeksi S&P 500 humbi 19%.

Lexo: Bursa e Energjisë, Konfindustria kërkon të nisë punën

Tregjet e kapitalit hyjnë në fazën e ariut.

“Faza e tregut e identifikuara si bearish (ariu), cilësohet e tillë kur shifrat lëvizin me rreth 20%, nga pika më e lartë në pikën më të ulët”, thotë Andrea Roçhetti nga Moneyfarm, konsulent për investime. Aktualisht tregu i aksioneve europiane ka rënë me rreth 23,40% (sipas të dhënave të Eurostoxx 50), duke na treguar se tregjet kanë hyrë në këtë fazë. Për më tepër, nuk dihet se sa do të zgjasë kjo fazë.
Nëse gërmojmë në histori ka shembyj të ndryshëm nga njëri-tjetri. Por përfundimi është se historikisht dëmet më të mëdha në tregje janë zhvilluar gjatë fazës së parë të ariut. Ndaj, sipas të shkuarës, ditët më të mira dhe më të këqija të aksioneve priren të jenë afër. Besohet se 6 nga 10 ditët më të mira nga 1998 deri në fund të 2017 ranë brenda 15 ditëve nga ditët më të këqija (S&P 500). Prandaj, duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë këtyre skenarëve, me vetëdijen se lëvizjet impulsive në një drejtim ose në një tjetër mund të rrezikojnë seriozisht performancën e ardhshme”.

Çmimi i Koronavirusit

Tregjet po luftojnë realisht dhe po përpiqën të vlerësojnë dëmet e mundshme të Koronavirusit sipas tregtarit Davide Bioçhi,. “Tregu nuk është në gjendje të gjejë një skemë tani. Duhet thënë se me çmimet aktuale tregu tashmë po vuan nga një skenar recesioni, veçanërisht në Itali. Thjesht shikoni lëvizjet e spread dhe në Ftse Mib. Në krahasim me uljet e vitit 2012, indeksi i aksioneve italiane u rrit me 13 mijë pikë, por në dy javë humbi 7.500. Ne jemi më afër niveleve të ulëta sesa atyre të larta.

Lexo: Projekti “Coding with WoMen” ofron mundësinë për të përfituar bursa

Duhet thënë se gjithçka vjen në kontekst shumë emocional. Është e vështirë të çmosh një krizë të mundshme shëndetësore dhe likuiditeti për bizneset. Për më tepër, shtrohet pyetja: sa do të mund t’u duhet Francës dhe Gjermanisë, të cilat janë vetëm 10 ditë prapa Italisë në frontin e Koronavirusit, për t’u gjendur në të njëjtën situatë? Bursat gjithashtu do të jenë në gjendje të rikuperojnë dhe të dalin nga faza aktuale e Ariut, por vetëm kur ato të mbështeten nga shifrat e ekonomisë”.

Ilsole24ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0