Bursa e Energjisë, Konfindustria kërkon të nisë punën

Bursa e Energjisë, Konfindustria kërkon të nisë punën


Konfindustria mbështet vendimin e qeverise dhe kërkon fillimin sa më shpejt të funksionimit të bursës së energjisë. Sipas saj, kjo do të rriste garantimin e furnizimit me energje dhe mund të uljë  çmimin për biznesin dhe qytetarët.

Administratori i saj Gjergj Buxhuku kërkon gjithashtu të ruhet integriteti i modelit të ndërtimit të Bursës për të shmangur rrezikun e spekulimeve dhe keqpërdorimit të mundshëm të saj.

“Bursa e energjisë është e mundur të jetë edhe institucioni i parë i përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe mbështetëse e fuqishme e krijimit të tregut kombëtar shqiptar.  Ajo është hallkë e munguar dhe e vonuar e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë të filluar disa vite më parë, pjesë e integrimit të vendit në BE”, thuhet në deklaratë.

Tregu i shit-blerjes së energjisë elektrike është nga më të rëndësishmit në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto të vendit me mbi 400 milion euro/vit transaksione.

Konfindustria vlerëson se, “masa e korrupsionit të përfolur në vite në tregun e shitje-blerjes së energjisë elektrike ka qenë e lartë. Megjithëse, ka një përmirësim në vitet e fundit, si pasojë e drejtpërdrejtë e cilësisë së ulët të menaxhimit, strukturës së ndërtimit dhe korrupsionit në tregun e shitje-blerjeve të energjisë elektrike, Shqipëria ka sot çmimin e energjisë nga më të lartët në rajon për bizneset. Në mënyrë të përafërt llogaritet se mbi 15% e çmimit përfundimtar të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë vjen si pasojë e subjektivizmit dhe korrupsionit në sektor”.

Lexo: Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave ekonomike në vend
Çmimi i lartë i energjisë elektrike, sipas përfaqësuesve të energjisë, godet rëndë kostot e prodhimit dhe shërbimeve të gjithë bizneseve, industrive dhe ekonomisë kombëtare, ul fuqinë konkuruese të prodhimit dhe shërbimeve dhe pengon rritjen e investimeve të huaja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0