Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike

Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike


Sektori i energjisë sapo ka definuar një strategji që u referohet skenarëve të ndryshëm, duke u dhënë përparësi mundësive që ofrohen nga hapja e tregut të energjisë. Tani që janë analizuar dhe përcaktuar hallkat me sensitive, thelbësore është të diskutuarit në më shumë detaje për mundësitë që hap tregu për sektorin e energjisë. Pikërisht ketë do të përpiqemi të bëjmë këtu, në një reflektim të thjeshtuar, duke u përpjekur të përmbledhim aspektet më të rëndësishme lidhur me bursën e energjisë

Siç e dimë, tregu i energjisë po ecën ngadalë dhe efektet e tij duket se mbeten më shumë brenda institucioneve dhe kompanive publike pa u bërë të prekshme për konsumatorët, kompanitë dhe investitorët. Kjo sepse po vazhdojmë të mbajmë të paprekur barrierën kryesore – apo thelbin e tregut – lirinë për të zgjedhur një furnizues, e cila në mënyre definitive “shtrembëron” të gjithë sektorin e energjisë dhe ekonominë në tërësi.

Për shkak të natyrës së saj inovative, vështirësisë se kuptimit qoftë edhe konceptual, dhe sigurisht mungesës se aftësisë për të ndërmarrë këtë hap të pashmangshëm, edhe pas shumë vitesh nga fillimi i reformës, mbetet shumë skepticizëm për realizimin e tij. E gjithë kjo, përfshin të paktën dy ose tre vjet vonesë, përveçse një rënie në shkelje me angazhimet e ndërmarra në nivelin e komunitetit rajonal të energjisë dhe me mbështetësit ndërkombëtarë të sektorit.

Për të qartësuar kuadrin, le të fillojmë me pikat që krijojnë më shumë pështjellim, që lidhen me skenarët potencial që rrjedhin nga hapja e tregut. Fakti i njohur nga të gjithë është se bursat rrisin transparencën, efikasitetin dhe konkurrencën. Prandaj, çmimi i energjisë në tregun e energjisë me siguri do të shënoje ulje. Ndërsa njëkohësisht duhet të kujtojmë varësinë nga importi, ku tradicionalisht blejmë mesatarisht 30% dhe vitin e kaluar kemi arritur ne kuotën rreth 50%. Pra, nëse ky skenar do të verifikohet, atëherë thjesht nuk kemi nevojë për investime të mëtejshme me subvencione, sepse mund te blejmë me lire në treg!

Por edhe nëse shikojmë variantin e kundërt, duke supozuar për një çast se çmimi i energjisë do të jetë më i lartë, kjo do të thotë që investimet do të aktivizohen pa mbështetje. E rëndësishme është të theksohet se investimet e bëra sot ngarkohen mbi faturën e energjisë, dhe me rritjen e investimeve në teknologjitë më të shtrenjta fotovoltaike kjo peshë sa vjen dhe do të shtohet edhe më shumë. Pra me hapjen e tregut të energjisë dhe duke supozuar rritjen e çmimeve, subvencionet zvogëlohen dhe shumë sektorë të lidhur me investimet e reja aktivizohen në një zinxhirë vlere të shtuar dhe punësimi.

Ndërkohë që çmimet e larta do të bënin që konsumatorët dhe bizneset, falë nivelit aktuale të zhvillimit të përgjithshëm dhe mundësive ligjore të ofruar për prodhimin e shpërndarë të energjisë, të ndryshojnë qasjen dhe të fillojnë të lëvizin drejt zgjidhjeve që shikojnë investime për prodhimin e tyre të energjisë dhe masat për përdorim efikas të saj. Nga ana tjetër, fondet e lira publike mund të shkojnë për të forcuar rrjetin e energjisë elektrike, duke u kthyer kështu në një avantazh për të gjithë shoqërinë.

Pra, në finale, nëse e hapim tregun, se pari do të shohim çmimin reale të energjisë dhe aktivizim të investimeve. Në këtë rrugë Shqipëria është vetëm vendi i fundit që hyn dhe fakti është se bursat, të paktën me trendin aktual dhe të pritshëm, priren të kenë një ulje të çmimit afatgjatë dhe luhatje të forta përgjatë ditës. Për këtë arsye, në të ardhmen, fitimet më të mëdha nuk do të gjenerohen nga investimet apo kontratat afatgjata të lidhura qoftë në formë PPA ose marrëveshjeve të drejtpërdrejta, por nga menaxhimi apo më mirë ofrimi i shërbimeve energjetike.

Për të gjitha këto, hapja e tregut përveç se detyrim i pashmangshëm për t’u integruar në tregun europian të energjisë duke zbatuar paketën e tretë të energjisë të BE-së, është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të vënë në eficiencë burimet energjetike, qofshin ato publike apo private. Prandaj, rregullatori i energjisë duhet të aplikojë sa më shpejt të jetë e mundur modelin e tregut të përgatitur me mbështetjen e IFC-së përmes ndihmës së grupit të konsultimit të nivelit të lartë të bursës norvegjeze, të aprovuar që në mesin e vitit 2016.

Efektet do të jenë të shumta dhe të menjëhershme, për shkak të reduktimit të nevojës për subvencione dhe transformimin e kompanive në aktorë të zhvillim. Para së gjithash, gjiganti shqiptar i prodhimit KESH, i cili deri këtu vazhdon të jetë i rënduar nga borxhet e politikave të gabuara të privatizimit dhe mbajtjes së kontratave të rregulluara, falë rezervës ujore që lejon një rol mbizotërues të paktën në rajonin tonë, do të përfitonte nga shitja kur çmimi do të kulmojë në bursat rajonale. Nëse shikojmë përreth, kjo po bëhet me sukses nga të gjithë kompanitë e tjera private, edhe se shumë më të vogla, siç është Statkrafti, Ayen, etj., të cilët nuk preferojnë të shesin në vend edhe për shkak të avantazheve që të jep teknologjia hidrike në bursat spot të energjisë.

Me të ardhurat që do të ofrohen për buxhetin publik, mund të kompensohen ato që nevojiten në bilancin energjetik që OSHEE-ja duhet të blejë si ofrues i shërbimit për të gjithë konsumatorët e mbrojtur. Megjithëse kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi  OSHEE-ja, si kompania më e madhe ne vend e cila ka një portofol të gjerë falë rolit të ofruesit të shërbimit universal atë të tregut të lirë dhe sistemit të shpërndarjes, mund të optimizojë duke blerë në çdo treg pothuajse të gjithë bazën e nevojave vjetore të energjisë, me kontrata afatgjata dhe me një çmim shumë të volitshëm.

Kështu siç KESH nëpërmjet masave rregullatore për kontratat afatgjatë, edhe OSHEE-ja duhet të çlirohet nga furnizimi i konsumatorëve të mëdhenj, të cilët janë plotësisht në gjendje të blejnë në tregun e liberalizuar. Vetëm për shembull nëse sa këtu, do të kishte ndodhur gjatë 5 muajve të parë të këtij viti për konsumatorët e lidhur me nivelin 35 kV, të cilët ngurruan pasi deri diku me të drejtë nuk e dinë dhe e shohin tregun, do ta kishin blere me një çmim më të ulët te asaj qe paguan. Ndërsa në qershor, korrik dhe gusht ata po paguajnë më shtrenjtë për shkak se nuk kanë menduar me kohë për të hyrë në marrëdhënie me furnizuesit.

Arsyet që të gjitha se bashku po çojnë që përfundimisht të mbizotërojë edhe ndaj më skeptikëve nevoja e daljes në treg të lirë, i cili nga ana tij, po formësohet edhe nën presionin e shtuar të sekretariatit të energjisë. Pra, tani që po kompletohen ndryshimet e fundit ligjore, dhe është përmbyllur rinegocimi i planit të ristrukturimit të sektorit energjetik me Bankën Botërore, duket se përfundimisht jemi afër dhënies se dritës jeshile të bursës së energjisë. Në fakt, në këtë drejtim, OST është aktualisht në fazën e prokurimit të platformës elektronike për shkëmbimin e energjisë, por mbetet e pafalshme pozicioni deri diku i pakuptimte i kompanive private që nuk kanë aftësinë dhe kapacitet të përfitojnë nga mundësitë që hapen nga tregu i energjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0