Bullgaria bllokon integrimin e Maqedonisë së Veriut - Business Magazine Albania

Bullgaria bllokon integrimin e Maqedonisë së Veriut

Bullgaria bllokon

Shkruar nga Tomasz Kamusella, Universiteti St. Andrews

Për fat të keq, në historinë e Bashkimit Europian dhe mbarë Europës, 17 nëntori 2020 do shënojë një datë për t’u mbajtur mend, nëse gjendja nuk do ndreqet shpejt. Atë ditë, Bullgaria zbatoi ultimatumin e saj me 20 pika të vitit 2019 drejtuar Shkupit dhe vuri veton për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE.

Para këtij vendimi, qeveria bullgare dhe elita politike e atij vendi u ankua me të madhe që BE është e pa zonja ta kuptojë historinë bullgare dhe pozitën e Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut çka “të befason”, sepse “shkenca historike bullgare”, (българската историческа наука) “e provon” që Sofja ka të drejtë.

Delegacioni bullgar procedoi duke bllokuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, megjithëse intelektualë të rëndësishëm bullgarë kishin shkruar një letër të hapur me 5 tetor 2020, me të cilën kërkonin që të mos shkelej në këtë shteg të rrezikshëm.

Mbi të gjitha, sikurse njofton shtypi europian, Sofja do që Maqedonia e Veriut të pranojë që maqedonishtja nuk është gjuhë më vete, por një formë ose dialekt i bullgarishtes.

Bërja politikë me ultimatume ka qenë diçka e paparë në Europën e pasluftës- deri tani.

Të vendosësh për një gjuhë dhe histori shtetërore, që janë pjesë dhe tagër e sovranitetit, është diçka e praktikuar në Europë këto 350 vitet e fundit. Shtetet e tjera nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë, përndryshe ndizen konflikte. Nga ana tjetër, me kohë, një gjuhë e vetme mund të ndahet në më shumë gjuhë, sikurse është rasti i latinishtes që u nda në frëngjisht dhe italisht.

Mund të ndodhë edhe e kundërta, kur folësit e dy gjuhëve vendosin të mbajnë vetëm njërën gjuhë, sikurse është rasti i bashkimit gjuhësor ndërmjet flandishtes belge dhe hollandishtes, që përfundoi në gjuhën nederlanishte.

Lexo: BE jep 15 milionë euro grante për bizneset e vogla në Ballkanin Perëndimor

Kështu, në shumicën e tyre, folësit e maqedonishtes nuk e quajnë gjuhën e tyre (pjesë) bullgare, po ashtu nuk mëtojnë që bullgarishtja është formë e maqedonishtes. Përse atëhere Bullgaria nuk e respekton sovranitetin e fqinjit të vet?

Shumë vëzhgues ndërkombëtarë kritikojnë me të drejtë prirjet autokratike të sotme të Hungarisë dhe Polonisë.

Por pothuaj asnjë nuk mban shënim që në BE, sundimi i ligjit është shumë pak i zbatueshëm në Bullgari. Lexo më  shumë!

Bullgaria është vendi më i varfër në BE 

Dhe tani Bullgaria e përdor BE-në për të treguar rëndësinë e vet duke ndërhyrë në sovranitetin e Maqedonisë së Veriut. Është një rast i asaj kur “bishti e tund qenin” dhe jo anasjellas.

Vetoja e Bullgarisë është një shkelje flagrante e artikullit 1 të Aktit Final të Helsinkit (1975)

Bullgaria po ndjek Rusinë që më 2014 dhunoi shumë premisa të këtij dokumenti duke aneksuar Krimenë e Ukrainës.

Duke e mbajtur njërin sy të mbyllur për atë që po bën Sofja nuk do ishte zgjidhje, sepse shpejt kjo mund ta ballafaqojë BE-në me një cikël tjetër konfliktesh, madje edhe luftë në Ballkan.

Më 2017, si përgjigje për mbështetjen e Sofjes për përpjekjet e Shqipërisë për të nisur negociatat me BE, Tirana pranoi ta quajë pakicën etnike sllavishtfolëse të maqedonasve si “bullgare”

Përveç Maqedonisë së Veriut, Bullgaria është duke nxitur konflikt në Moldavinë jugore, ku Sofja mbështet prirjet separatiste në zonën e “pakicës bullgare” atje.

Njëkohësisht, brenda vendit të vet, autoritetet bullgare po bëjnë gjithçka për të shtypur dhe tjetërsuar pakicën turke në Bullgari dhe romët.

Kjo nuk është diçka e mirë dhe duket sikur qeveria bullgare po imiton politikën neoimperiale të Kremlinit për “Botën Ruse”. (Русский мир).[17]

Ndërsa Moska kërkon të rifitojë kontrollin në të gjithë vendet pas-sovjetike, Bullgaria në kërkesën e saj për “Botën bullgare”(Български свят) duket sikur po kërkon të ndërtojë një sferë ballkanike të vazhdueshme ndikimi të saj që nga Shqipëria deri në Moldavi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0