Britcoin? Britania e Madhe po eksploron mundësinë për krijim e monedhës digjitale të bankës qendrore - Business Magazine Albania

Britcoin? Britania e Madhe po eksploron mundësinë për krijim e monedhës digjitale të bankës qendrore

Britcoin
~3 minuta lexim

Thesari dhe Bank of England po krijojnë një task forcë për të vlerësuar krijimin e një monedhe dixhitale të bankës qendrore për të provuar të ardhmen e kriptomonedhave dhe për të përmirësuar sistemin e pagesave.

Duke u bashkuar me një trend mbarëbotëror për të hetuar monedhat e reja të bankës qendrore, kancelari Rishi Sunak tha se Britania, “duhet të shkojë më tej, për të qëndruar në krye të inovacionit financiar”.

Një monedhë digjitale e bankës qendrore ka shumë përkufizime. Karakteristikat unifikuese do të ishin që të krijohet sistem digjital i pagesave, ndryshe nga bankat tregtare dhe kompanitë e mëdha të pagesave, të cilat përdorin monedhat kombëtare, të tilla si Visa dhe Mastercard.

Versione të ndryshme parashikojnë individë që kanë llogari digjitale në bankën qendrore, duke shërbyer të njëjtin qëllim si kartëmonedhat dhe monedhat në sistemin financiar.

Përfitimet përfshijnë një ulje të mundshme të kostove të transaksionit, duke siguruar që njerëzit të mbrohen nga paqëndrueshmëria financiare e sistemeve private të pagesave, që potencialisht dështojnë dhe duke siguruar që bankat qendrore të mbajnë kontrollin mbi politikën monetare kundrejt mundësisë së largët që pagesat mund të migrojnë në kriptovaluta.

Lexo: Dogecoin, forcon vlerën e vet me 20%

Bank of England tha që bashkë me Thesarin nuk kishin marrë një vendim për të emetuar një monedhë digjitale të bankës qendrore dhe task forca do të shqyrtonte një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë nëse ajo shërbente për një qëllim të vlefshëm.

Nuk do të ishte një aset kripto, siç është bitcoin, i cili mund të rritet ose zvogëlohet në vlerë krahasuar me monedhat kombëtare. Bank of England shtoi se përdorimi i parave të gatshme mund të bjerë shpejt me tejkalimin e përdorimit të kartave.

Shumë bankierë qendrorë kanë pranuar se ka disa rreziqe të mëdha për të kapërcyer me futjen e një monedhe dixhitale të bankës qendrore. Bank of England potencialisht do të duhet të respektojë rregullat e klientit të vet për të parandaluar përdorimin e monedhës për financimin e terrorizmit ose pastrimin e parave. Ekzistenca e saj mund të dëmtojë shëndetin e bankave tregtare, duke hequr depozitat në të cilat ata mbështeten.

Bank of England tha që task forca do të shqyrtojë këto mundësi dhe rreziqe, do të vlerësojë teknologjitë alternative dhe do të shqyrtojë zhvillimet në vendet e tjera. Pastaj do të siguronte “një vlerësim rigoroz, koherent dhe gjithëpërfshirës të çështjes së përgjithshme për një monedhë dixhitale të bankës qendrore të MB”, tha ajo në një deklaratë.

Task forca do të bashkëkryesohet nga Jon Cunliffe, zëvendës guvernator për stabilitetin financiar në Bank of England dhe Katharine Braddick, drejtori i përgjithshëm i thesarit i shërbimeve financiare.

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0