Britania e Madhe kufizon rrjetin 5G, goditje ndaj Kinës

Britania e Madhe kufizon rrjetin 5G, goditje ndaj Kinës

Britania e Madhe kufizon rrjetin 5G, goditje ndaj Kinës

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar, se do të duheshin nga 5 në 7 vjet për të shkëputur dhe zëvendësuar të gjithë pajisjet e tyre Huawei.

Qeveria Britanike nën drejtimin e Kryeministrit Boris Johnson është duke u përpjekur të gjejë një kompromis, nëpërmjet një mandatimi që pajisjet e Huaweit të mos përdoren në rrjetet thelbësore të operatorëve celularë, por të zënë një pjesë më pak të ndjeshme. Sanksionet që u vendosën në janar të këtij viti, kufizuan kompaninë e Huaweit në 35% të rrjeteve 5G dhe fibër.

Sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Johnson po ndërmerr një nismë, e cila pritet të kufizojë aktivitetin e plotë të kompanisë Huawei dhe ZTE në të gjithë vendin.

Por Vodafone dhe Telekom, që të dy përdorin produktet e Huawei në rrjetet e tyre, thanë se kjo do të ishte jashtëzakonisht shkatërruese.

Kreu i rrjeteve të kompanisë Vodafone në Angli, Andrea Dona, shprehet i shqetësuar nëse qeveria do të ndalojë aktivitetin e Huawei, gjë që do t’i kushtonte Vodafone miliarda dollarë për të shkëmbyer mijëra stacione edhe antena të Huawei në të gjithë vendin.

Gjithashtu edhe pranë kompanisë britanike Telekom, drejtori i teknologjisë dhe informacionit, Howard Warson, thotë se mund të ketë një humbje dhjetra deri në 100 milionë, përtej shumës prej 658 milionë dollarëve, që kompania tha se do të kushtojë që të përputhen rregullat e mëparshme.

Lexoni: Trafikimi i produkteve mjekësore gjatë COVID-19, një kërcënim për shëndetin publik

Watson shtoi se nëse qeveria nxitohet që të zëvendësojë të gjitha paisjet e Huawei brenda tre viteve që do të vijnë, atëherë kjo do të rezultojë në ndërprerje të sinjalit të telefonit celular tek konsumatorët.

E gjithë kjo përplasje ka filluar pasi Departamenti i Mbrojtjes në SHBA, konstatoi se 20 firma të larta kineze, përfshirë Huawei, ose janë në pronësi ose mbështeten nga ushtria kineze.

SHBA ka bërë presion ndaj vendeve të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, për të ndaluar aktivitetin e Huawei për arsye të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, kompania Huawei mohoi pretendimet se ndonjëherë do të vepronte kundër interesave të klientëve të saj edhe nëse u thuhet që ta bënte këtë nga qeveria kineze.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0