Një çip i vogël, me emrin “Nubbin”, i pozicionuar në tëmtha dhe që ju lejon të “hyni në vetëdijen virtuale”, ka tronditur rrjetet sociale, duke i bërë njerëzit të besojnë se mund të rishikojnë ëndrrat dhe momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. “Realiteti është i mërzitshëm. Koha për diçka më të mirë”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë “TCKR Systems” — e njëjta kompani që adhuruesit e Black Mirror do ta kujtojnë nga episodet “San Junipero” dhe “Black Museum”.
Me mbi 17,000 ndjekës në TikTok, Nubbin ka tërhequr emra të njohur të mediave dhe influencues si Rylan Clark dhe Currys, të cilët shfaqen në video duke shtypur çipin në kokë dhe “humbur” në një realitet tjetër, ndërsa sytë u zbardhen në mënyrë shqetësuese. Reklamat janë përhapur gjithashtu në YouTube, LinkedIn dhe billboard-e të mëdha, duke e bërë këtë një nga fushatat më realiste dhe destabilizuese që kemi parë kohët e fundit.
Lexo edhe: Kamera e telefonit tuaj tani e kupton çfarë po shikoni — dhe reagon
Komentet nuk kanë munguar:
“Pse u zbardhen sytë? Kjo nuk është teknologji, është posedim!”
“Më duhet kjo që të arratisem mendërisht nga kjo botë!”
Por… e vërteta është se Nubbin nuk ekziston. Është vetëm një mashtrim shumë i sofistikuar (dhe i shtrenjtë) publicitar për sezonin e 7-të të Black Mirror, serialit distopik të Netflix-it që na vë gjithmonë përballë anës më të errët të teknologjisë. “TCKR Systems” është emri fiktiv i përdorur më parë në universin e serisë për të lidhur mendjen njerëzore me botën digjitale dhe rikthimi i saj nënkupton se sezoni i ri do të hyjë thellë në territore edhe më të frikshme.
Ky mashtrim viral është i lidhur me episodet e ardhshme si “Eulogy”, “Hotel Reverie” dhe vazhdimin e “USS Callister” dhe nëse qëllimi ishte të na shqetësonin për të ardhmen… ia dolën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.