Britani, prodhimi industrial shënon rënien më të madhe të 17 viteve të fundit - Business Magazine Albania

Britani, prodhimi industrial shënon rënien më të madhe të 17 viteve të fundit


Kostot e pasigurive politike i paguan sipërmarrja dhe ekonomia e vendit.  Nëse Shqipëria nuk ka një vlerësim publik të efekteve negative në ekonomi që po sjell ngërçi politik, një ekonomi shumë më e konsoliduar se e jona, na e konfirmon zyrtarisht dëmin që vendimet (apo shtyrja e vendimeve politike) japin në ekonomi.

Prodhimi industrial në Britaninë e Madhe shënoi rënien më të madhe në 17 vitet e fundit, gjatë muajit prill. Krahas shtyrjes së çështjeve të Brexit, prodhuesit e makinave përshpejtuan planet e tyre për mbylljen e aktivitetit.

Bloomberg shkruan se, rënia me 3.9%, më e madhja që nga qershori 2002, bëri që ekonomia të tkurret për të dytin muaj resht, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Prodhimi i automjeteve ra me një të katërtën (gati 25%)

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Britani ra 0.4%, sipas Bloomberg, rënia më e madhe mujore që nga marsi 2016 duke e vendosur ekonominë në një rënie të fortë këtë tremujor. Rritja ekonomike në tre muajt e fundit ishtë më e ulët se parashikimet. Po ashtu edhe monedha vendase paund shënoi një ulje të lehtë.

Fabrikat patën një bum në fillim të vitit, pasi kompanitë kërkuan mallra stok për të shmangur ndërprerjet e furnizimeve përpara afatit të vendosur të 29 marsit, për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Por, ndërsa Brexit po shtyhet deri në tetor, urdhrat po zvogëlohen pasi kërkesa po plotësohet me produktet në magazinë.

Bloomberg shkruan se, një goditje të mëtejshme në sektor dhanë prodhuesit e makinave, përfshirë BMË dhe Peugeot, të cilët përshpejtuan mbylljen në verë. Prodhimi i automjeteve ra 24%, niveli më i lartë që nga nisja e regjistrimit të këtij prodhimi në vitin 1995, edhe pse ekonomistët presin që humbja të rimëkëmbet pjesërisht. Dobësi ka pasur edhe në sektorë të tjerë, duke përfshirë prodhimet farmaceutike, metalet dhe kimikatet.

Panorama thekson dobësinë e parashikimeve ekonomike ndërsa vazhdojnë të rriten pasiguritë e Brexit.

Ndërtimi dhe shërbimet kryesore në industri nuk arritën të mbështesnin ekonominë britanike në prill.

Ndërtimi ra 0.4% në një muaj. Prodhimi i Përgjithshëm Industrial ra gati 3% më e larta nga 2012.

PBB u rrit 1.3% ndaj një viti më parë, dhe ishte 1.9% më pak se një muaj më parë

  • Deficiti tregtar u tkurr në 12 miliardë paund, pas krijimit të stoqeve muajt e parë të vitit si nga Britania edhe BE.
  • Për nga vëllimi eksportet ranë 10.9% në prill, niveli më i lartë që nga 2006; importet ranë 14.4%, rënia më e lartë që nga 1998
  • Edhe prodhimi i pajisjeve të transportit ra 13.4%, niveli më i lartë i rënies që nga viti 1974.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0