Brexit, bie paundi britanik dhe forcohet dollari amerikan në tregun shqiptar - Business Magazine Albania

Brexit, bie paundi britanik dhe forcohet dollari amerikan në tregun shqiptar


Luhatjet e forta në tregjet ndërkombëtare të valutave si pasojë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian janë përcjellë menjëherë edhe në tregun e brendshëm.

“Nga 179 lekë, paundi ra në 169 lekë dhe sot që flasim tregtohet me 166 lekë”, deklaron Rinald Gjyli, ekspert i kursit të këmbimit.

Por veç paundit, zhvillimet politike në Britani kanë ndikuar negativisht edhe euron, pasi investitorët druhen se largimi i Mbretërisë së Bashkuar do të ketë pasoja në ekonominë europiane. 

“Ka patur një rënie të lehtë të euros nga 137.9 në 137.3 lekë, por kjo edhe për faktin se kemi hyrë në sezonin e verës, kur ka rritje të të ardhurave në monedhën europiane, remitanca dhe fluks turistësh”, nënvizon Gjyli.

E vetmja monedhë kryesore e cila ka fituar pikë në këtë situatë të trazuar për tregjet financiare është dollari amerikan, i cili është forcuar si në raport me paundin, ashtu dhe në raport me euron e lekun. Eksperët presin që kjo tendencë të vazhdojë.

“Pritshmëria do jetë një rënie e lehtë e mëtejshme e euros kundrejt lekut, në nivelin 136.8 nga 137. Do ketë një rritje të dollarit kundrejt lekut, nga 126 në 127, ndërsa paundi nga 166 do ketë një rimëkëmbje në 172-173”, shton Gjyli.

Fundjavën e kaluar shumica e britanikëve votoi për t’u largar nga Bashkimi Europian, çka ka shkatuar një valë të re paniku nëpër tregjet financiare.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0