Brenga e re në botën e biznesit: A është telefoni yt duke më përgjuar?

Brenga e re në botën e biznesit: A është telefoni yt duke më përgjuar?


Kjo temë u përmend papritur kur BBC pyeti Rick Osterloh, nënkryetarin e lartë të pajisjeve dhe shërbimeve në Google, nëse dikush me pajisje inteligjente në shtëpinë e tyre duhet t’i paralajmërojë mysafirët e tyre për këtë fakt.

Të përgjohesh ka qenë e mundshme për shumë dekada. Por, asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e lehtë, e përhapur dhe madje përtej kontrollit të njerëzve që përdorin teknologjinë. Altoparlantët inteligjentë raportohet se janë problematikë kur bëhet fjalë për privatësinë – për shembull, Alexa e Amazon monitoroi bisedën private të një çifti dhe i dërgoi një kopje të bisedës dikujt tjetër.

Lexoni: Një bug (gabim) në Apple Watch mundësoi përgjimin e iPhone-ve

Sa miliona nga këto pajisje janë duke na përgjuar?

Ekziston mundësia që dikush të na regjistrojë me dashje – qoftë në audio apo video – për ndonjë arsye të pazbuluar. Ndoshta për të turpëruar ose lënduar dikë.

Një person mund të zbulojë informacion të ndjeshëm tregtar në një mjedis që supozohet të jetë privat dhe konfidencial. Informacioni mund të jetë në lidhje me planet e biznesit ose për zhvillimin e një produkti të ri. Ndoshta ju jeni një sipërmarrës dhe keni një ide që nuk dëshironi t’ua kopjojnë menjëherë. Ose mund të diskutoni për kushtet e pagës në një intervistë pune.

Nëse keni një pajisje të mençur në zyrë, mbase duhet t’i paralajmëroni njerëzit që ekziston një shans që ata mund të përgjohen, edhe nëse nuk keni ndërmend ta bëni këtë. Ose mbase duhet të pyesni çdo herë që merrni pjesë në një takim të çfarëdo lloji nëse dikush po bën një përgjim.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0