Bota do të ishte 1.1 trilionë $ më e pasur nëse të rinjtë do të trajtoheshin siç bën Gjermania - Business Magazine Albania

Bota do të ishte 1.1 trilionë $ më e pasur nëse të rinjtë do të trajtoheshin siç bën Gjermania


Vetëm 10% e njerëzve të moshës 20-24 vjeç janë pa punë ose nuk janë në shkollë në Gjermani. Siç i ka hije reputacionit të Gjermanisë për efikasitet dhe sukses industrial, ky është një nga nivelet më të ulëta në botë. Nëse 35 vendet e OECD do të ulnin papunësinë e të rinjve në nivelet Gjermane, fitimi ekonomik do të ishte 1.1 trilionë $ sipas një studimi nga PricewaterhouseCoopers.

Zvicra renditet më e larta në “Indeksin e Punëtorëve të rinj” e PwC, e cila krahason tetë masa të ndryshme të punësimit dhe arsimit. Gjermania vjen e dyta. SHBA është numri i 10-të në listë dhe Mbretëria e Bashkuar është e 21-ta. Europianët jugorë kanë paraqitjen më të keqe, duke treguar ndikimin më të gjatë që qëndrueshmëria e krizës financiare dhe krizës së borxhit Europian ka pasur te të rinjtë atje. Italia vjen e fundit në indeksin, ku 35% nuk kanë punë dhe nuk janë në shkollë. Nëse Italia përmirësohet në nivelin e Gjermanisë, GDP e saj mund të rritet me 156 miliardë $, thuhet në raport. Një raport i veçantë i publikuar javën e kaluar tregoi se një në 10 italianë nën 34 vjeç jetojnë në varfëri.

Shteti renditja e indeksit PwC norma NEET* Rritja potenciale e GTP
Turqia 31 36.3% 67 billionë $
Portugalia 32 23.9 10
Spanja 33 29 80
Greqia 34 31.3 14
Italia 35 35 156
*NEET–do të thotë jo në arsim, punësim apo trajnim

Pse vendet si Gjermania dhe Zvicra performojnë kaq mirë? Qeveritë e tyre drejtojnë “sisteme të dyfishta arsimore” që përfshijnë trajnime profesionale në arsimin formal për të përgatitur më mirë të rinjtë për punë dhe biznese në mënyrë aktive që të shënjestrojnë të rinjtë. Së fundmi, Gjermania dhe Zvicra rekrutojnë njerëz nga një shumëllojshmëri e gjerë të përkatësive ekonomike duke ulur punësimin informal dhe përdorimin e kualifikimeve si një filtër në procesin e rekrutimit.

Raporti PwC thekson Mbretërinë e Bashkuar, ku 17% e të rinjve nuk janë në punë, shkollë ose trajnim. Në qoftë se kjo bie në 10%, Britania mund të shtojë 45 miliardë £ (65 miliardë $) për rritjen e saj ekonomike, ose 2.3% e PBB-së, thuhet në raport. Një pjesë e problemit në Britaninë e Madhe është stigma sociale bashkangjitur formimit profesional; Stazhi i punës nuk konsiderohet si shteg i vlefshëm i karrierës. Kjo ka ndihmuar të krijojë një hendek mes aftësive që ka nevojë Britania e Madhe dhe ato që të rinjtë e saj kanë. Midis 2005 dhe 2010, 59% e të diplomuarve ishin në punë që nuk kërkonin një diplomë.

Qeveria britanike është duke u përpjekur për të rregulluar këtë problem dhe do bëjë që kurset e zanatit të kenë të njëjtën vlerë sociale dhe ligjore si një diplomë universitare. Ajo ka në plan për të rritur numrin e këtyre kurseve me 3 milionë deri në vitin 2020. Vendet që janë në krye të indeksit PwC gjithashtu kishin GDP më të lartë për frymë. Por kjo nuk vjen falas. Këto vende shpenzojnë më shumë për arsimin.

bota-do-te-ishte-1-1-trillione-me-e-pasur-nese-te-rinjte-do-te-trajtoheshin-sic-ben-gjermania-businessmag

burimi: qz.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0