Boring, kompania e prodhimit të tuneleve të Elon Musk merr 650 milionë dollarë financim  - Business Magazine Albania

Boring, kompania e prodhimit të tuneleve të Elon Musk merr 650 milionë dollarë financim 

tuneleve

The Boring Company është një nga kompanitë e Elon Musk dhe ndryshe nga emri i saj, është gjithçka tjetër veçse e mërzitshme. Që nga themelimi i saj në 2016, kompania ka punuar në zhvillimin e një sistemi tunelesh, që ndihmon në zgjidhjen e problemeve të rënda të trafikut të qyteteve të mëdha dhe që lejon transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave nga një vend në tjetrin. Për të arritur qëllimin e saj, kompania ka arritur të mbledhë 675 milionë dollarë në një raund financimi të serisë C. 

Qëllimi i kompanisë është të zhdukë përgjithmonë trafikun përmes Loop, një sistem transporti që do të lëvizë pasagjerët me shpejtësi të lartë nën tokë. Fillimisht, kompania e Musk pretendoi se sistemi mund të arrijë shpejtësi deri në 200 km/h, megjithëse në testet që ka kryer ka arritur vetëm 80 km/h. 

Sipas faqes zyrtare të kompanisë, për të zgjidhur problemet aktuale të trafikut “rrugët duhet të jenë në 3D, që do të thotë se nevojiten makina fluturuese ose tunele. Ndryshe nga makinat fluturuese, tunelet janë të papërshkueshëm nga moti, jashtë syve dhe nuk do të bien mbi kokën tuaj. Tunelet minimizojnë përdorimin e tokës me vlerë sipërfaqësore dhe nuk bien ndesh me sistemet ekzistuese të transportit. Një rrjet i madh tunelesh mund të lehtësojë mbipopullimin në çdo qytet; pa marrë parasysh sa rritet, më shumë nivele tunelesh mund të shtohen gjithmonë.” 

Lexoni: 10 shpikjet më të mëdha të Elon Musk që po ndryshojnë botën

Në tetor 2021, The Boring Company mori miratimin për të ndërtuar një rrjet të parë tunelesh prej 46 kilometrash nën qytetin e Las Vegasit me stacione të ndryshme.

Pas investimit kapital, The Boring Company vlerësohet në 5.6 miliardë dollarë. 

Çfarë janë Loop dhe Prufrock? 

Automjeti që do të lëvizë nëpër tunele quhet Loop dhe është 100% elektrik, shumë i ngjashëm me një Tesla. Ndryshe nga metroja, ku një autokolonë ndalon në secilin prej stacioneve, ky mjet nuk do të ndalojë dhe do t’i çojë udhëtarët direkt në destinacionin e tyre përfundimtar. Sipas kompanisë, projekti i Las Vegas mund të transportonte 57,000 pasagjerë në orë (me 57 stacione të shpërndara në të gjithë rrjetin e tunelit). 

Prufrock është makineria e krijuar nga The Boring Company për të gërmuar tunele me një shpejtësi prej 1.6 kilometra në javë. Kjo teknologji do t’i lejonte kompanisë të ndërtonte një rrjet tunelesh brenda disa javësh, ndryshe nga gërmimet tradicionale të metrosë që mund të zgjasin disa vjet për t’u përfunduar. 

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0