Boll me libra e blogje, ndrysho jetën tënde! - Business Magazine Albania

Boll me libra e blogje, ndrysho jetën tënde!


Suksesi nuk vjen nga librat ose blogjet. Për t’u qartësuar në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, nuk ka një person të vetëm në këtë tokë, ose në botën virtuale, i cili mund të ndryshojë rrjedhën e fatit tënd. As edhe një i vetëm. Përveç teje.

Të gjithë ato artikuj popullorë që lexoni që lexoni rreth pasurisë, famës ose suksesit janë thjesht broçkulla. Kjo është e vërtetë dhe arsyeja: asnjë prej tyre nuk është e shkruar nga dikush që ka bërë një ditë pune të ndershme në jetën e tij. Ata thjesht i sajojnë këto artikuj që ti të klikosh, blesh, ose çfarëdolloj gjëje tjetër. Kjo vetëm pasuron ata, jo ty.

Tani që kam vëmendjen tënde, më lër të them se çfarë do të të ndihmojë që të bësh diçka për veten tënde, dhe nëse i bën gjërat siç duhet, të jetosh një jetë të mirë.

1. Zhvillo një etikë të fortë pune
Në termat e ndërtimit të një karriere të suksesshme, etika e punës mund gjithçka tjetër. Kjo do të thotë që të përpiqesh të jesh më i mirë nga të gjithë. Do të thotë të rropatesh, të përmbushësh angazhimet e tua dhe të bësh shefin tënd, klientët dhe aksionerët tejet të lumtur.

2. Fokusohu të bësh vetëm atë që ka rëndësi
Mban mend se çfarë thashë më lart për etikën e punës? Nëse do ta shikosh në një aspekt më të gjerë, duhet të kuptosh se çfarë ka më shumë rëndësi në jetë dhe të fokusohesh që të bësh vetëm atë. Nëse vendos prioritet dhe disiplinohesh, mund të harrosh produktivitetin personal, zakonet e përditshme dhe të gjitha gjërat e tjera të pakuptimta. Asgjë prej tyre nuk ka rëndësi.

3. Mos u dembelos
Boll ndenje kot dhe ktheju punës, madje boll e quajte atë punë. Ajo çfarë dua të them me këtë është se ndërtimi i brandit personal, rrjetëzimi social, seminaret, seksionet e trajnimit, leximi i blogjeve dhe librat që të ndihmojnë, janë një humbje kohe. Të gjitha prej tyre.

4. Boll kërkove për përgjigjie
Sepse nuk ka përgjigje. Në fakt, më lini ta parafrazoj. Nuk ka përgjigjie që nuk vjen nga këto tri vende: Shkollim, eksperiencë, dhe analizë e vetvetes. Ato janë burimi i të gjithë mësimeve. Kur them arsimim, e kam fjalën për arsimim të vërtetë. Shkollën.

Eksperienca do të thotë të punosh në jetën reale. Dhe analizë e vetvetes do të thotë të dëgjosh veten. Por kujdes: jo libra, jo blogje.

5. Bëj vendime të zgjuara
Njerëzit e zgjuar me instikte të mira dhe shumë eksperiencë ndërmarrin risqe dhe bëjnë zgjedhje të mira. Ky është faktori më i rëndësishëm në përcaktimin se si t’i kthesh gjërat në favorin tënd. Punonjësit paguhen për të punuar. Menaxherët paguhen për të menaxhuar. Ekzekutivët më të lartë paguhen për të bërë vendime të drejta, të cilat i bëjnë konsumatorët të lumtur dhe u sjellin investitorëve shumë para.

6. Prano se çdo gjë që thua nuk ka rëndësi për askënd
Nuk ka arsye që pjesa më e madhe prej jush të gjenerojë përmbajtje. Asnjë arsye. Pasi të bëhesh i suksesshëm në botën reale, atëherë eksperienca jote, njohuritë, këndvështrimet dhe opinionet do të kenë rëndësi. Deri në atë moment boll harxhove kohë dhe atë të të tjerëve. Sa më shpejt arrin gjëra të mëdha në botën reale të punës, aq më shpejt do të kesh për të thënë diçka që ia vlen.

7. Ndërto marrëdhënie të vërteta me njerëz të vërtetë
Patjetër, rrjetet sociale e bëjnë më të thjeshtë për t’u lidhur me njerëzit, por çdo biznes dhe mundësi karriere që më ka ardhur ndonjëherë ka qenë nga një person real që e kam njohur personalisht. Çdo njëra prej tyre. Njerëzit nuk do të lëvizin një gisht për t’ju ndihmuar nëse nuk ka një lidhje njerëzore, reale. Një lidhje e vërtetë në botën reale është sa 1,000 miq dhe ndjekës në botën virtuale.

Thjesht për ta ditur, të gjitha këto dikur ishin diçka e ditur, por sot përbëjnë dituri. Sa më shpejt që të kuptosh se suksesi vjen vetëm nga ty, puna jote dhe eksperienca jote, aq më shpejt do ta ndryshosh jetën dhe të bëhesh një histori e madhe suksesi.
Kuptojeni këtë.

 

/Shkruar nga Steve Tobak dhe publikuar nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0